Shfletuesi Brave bën hapa përpara drejt një interneti të decentralizuar - Business Magazine Albania

Shfletuesi Brave bën hapa përpara drejt një interneti të decentralizuar

Shfletuesi Brave sapo ka bërë një hap drejt mbështetjes së një uebi të decentralizuar duke u bërë shfletuesi i parë që ofron integrim të protokollit peer-to-peer të rrjetit që synon të ndryshojë thelbësisht se si funksionon interneti. Teknologjia e quajtur IPFS (InterPlanetary File System) një protokoll transporti i cili premton të përmirësojë standardin HTTP duke bërë përmbajtjen më të shpejtë dhe më elastike ndaj dështimit dhe kontrollit.

Ndërsa HTTP është dizajnuar që shfletuesit të aksesojnë informacionin në serverë qendrorë, IPFS mundëson aksesimin e përmbajtjes së përhapur në disa nyje rrjeti. Është e ngjashme me shkarkimin e skedarëve BitTorrent ku përmbajtjet nuk janë në server qendror por shpërndarë në disa nyje.

Përfitimet janë të shumta por më e dukshme është shpejtësia e aksesit duke qenë se të dhënat ruhen më pranë përdoruesve që po i aksesojnë por edhe të ulin kostot e serverëve për ofruesin e përmbajtjeve. Brave aktualisht ka 24 milionë përdorues aktivë në muaj dhe është një prej mbështetësve më të hershëm të IPFS që prej 2018-ës. Por me versionin 1.19 përdoruesit e Brave mund të aksesojnë përmbajtjet IPFS duke përdorur URL që fillojnë me ipfs://.

LEXO: Hiqni dorë nga Chrome. Safari dhe Edge janë shfletuesit më të mirë për ju dhe kompjuterin tuaj

Kjo përpjekje për ta bërë përmbajtjen në internet më elastike dhe të pakufizuar vjen në një kohë kur pronarët e shërbimeve dhe platformave po përballen me zgjedhje të vështira për atë përmbajtje që duhet të mbetet në internet. Pas trazirave të Kapitolit në 6 Janar, Presidenti Trump u bllokua në Facebook dhe Twitter. Një rrjet i decentralizuar i mundësuar, pjesërisht, nga IPFS do ta bënte atë lloj kontrolli më të vështirë në të ardhmen.

VERGE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0