Shenjat që tregojnë se keni marrëdhënie toksike me punën - Business Magazine Albania

Shenjat që tregojnë se keni marrëdhënie toksike me punën

A jeni duke punuar aktualisht në një mjedis toksik pune ose me dikë që shpërndan energji toksike?

Kjo nuk është e pazakontë. Sipas një sondazhi të vitit 2019 të kryer nga Shoqata për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (Society for Human Resource Management, SHRM), 1 në 5 persona që lanë punën e tyre, përmendën kulturën toksike si arsyen e largimit.

Ndoshta të gjithë kemi përvoja të tilla – na është dashur të punojmë me një person negativ, të cilit i mungon optimizmi dhe arrin ta përcjellë negativitetin e tij tek të tjerët.

Pjesa e vështirë është të kuptoni se si energjia e tyre toksike, po ndikon negativisht te vetëvlerësimi dhe mirëqenia juaj fizike.

Çfarë është një mjedis pune toksik?

Një mjedis pune toksik është një mjedis i dëmshëm, që ndikon ndjeshëm në mirëqenien dhe produktivitetin e punonjësve.

Karakterizohet nga një atmosferë negative, ku punonjësit përjetojnë vazhdimisht kushte jo të shëndetshme, që pengojnë rritjen e tyre profesionale dhe lumturinë personale.

Ky mjedis toksik shpesh karakterizohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë frikën, armiqësinë dhe stresin kronik.

Në një vend pune toksik, punonjësit mund të përballen me mungesën e mbështetjes dhe nxitjes nga eprorët dhe kolegët.

Në vend të nxitjes së bashkëpunimit dhe punës në grup, ekziston një ndjenjë e përgjithshme konkurrence dhe mosbesimi.

Kjo shkakton një mjedis pune armiqësor, ku individët mund të përdorin taktika manipuluese, thashetheme dhe ‘thika pas shpine’, për të çuar përpara planet e tyre.

Ky mjedis negativ pune, mund të rrënjosë tek punonjësit dyshimin për veten dhe një ndjenjë të ulët vetëvlerësimi.

Mund të shkaktojë që ndjenjat eburnout dhe rraskapitja në punë, të jenë të zakonshme.

Ky lloj mjedisi mund të rezultojë në ulje të kënaqësisë në punë, ulje të produktivitetit dhe efekte negative në shëndetin mendor dhe fizik.

Krijimi i një mjedisi pune të shëndetshëm dhe mbështetës, është thelbësor për nxitjen e angazhimit të punonjësve, kënaqësisë në punë dhe suksesit të përgjithshëm organizativ.

Është koha për të reflektuar në vendin e punës dhe për të parë, nëse mund të jetë koha për
ndryshim.

Në vazhdim shpjegohen 10 shenjat, që tregojnë se jeni në një vend pune toksik dhe kjo po ndikon në mirëqenien tuaj.

1. Ka komunikim të dobët ose të paqartë dhe pasiv-agresiv.

2. Kolegët shfaqin sjellje përjashtuese, flasin pas shpine dhe duket sikur i keni kundërshtarë.

3. Për drejtuesit kanë më shumë rëndësi fitimet se sa punonjësit dhe ata nuk vlerësojnë vërtet kontributet dhe vlerën e tyre.

4. Ekipet në punë janë të pamotivuar dhe nuk janë të gatshëm të punonjë më shumë, zakonisht për shkak se ndihet burnout dhe nuk kanë asgjë për të dhënë.

5. Ka mungesë ekuilibri punë-jetë në të gjithë organizatën, duke filluar nga niveli drejtues.

6. Ndiheni të mbingarkuar dhe të nënvlerësuar, dhe si pasojë shkaktohet një nxitje e pavetëdijshme për të punuar më shumë, për të provuar veten dhe për të marrë lëvdata.

7. Burnout është një fenomen i zakonshëm në vendin e punës, duke shkaktuar lodhje mendore, emocionale dhe fizike.

8. Nuk ka kufij midis punës dhe jetës personale dhe ka ndërhyrje të vazhdueshme pritshmëri tepër të larta, që shkaktojnë burnout stres, në pamundësi për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë.

9. Mungesa e besimit në vendin e punës, është një tregues i qartë i toksicitetit, pasi shkatërron marrëdhëniet e shëndetshme dhe bashkëpunimin mes kolegëve.

10. Nuk ka mbështetje për ngritje në detyrë, duke shkaktuar që punonjësit të ndihen të mbërthyer në rolet e tyre aktuale, me perspektiva të kufizuara për përparim dhe zhvillim të karrierës.

Nëse ndonjë nga situatat e përmendura më lart, ka qenë përvoja juaj në punë, është e rëndësishme që të filloni të vini re ndikimin, që vendi toksik i punës ka në mendjen, zemrën dhe mirëqenien tuaj.

Në afatgjatë, këto situata mund të jenë stresuese dhe dobësuese, nëse lihen të pakontrolluara. / Your Tango

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0