Mijëra studentë të huaj që vazhdojnë shkollën e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga vendi nëse mësimet do të zhvillohen online. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se nuk do të lëshojë viza për studentët që janë pranuar në shkolla, të cilat operojnë plotësisht në internet.
Studentët e huaj, të cilët studiojnë në SHBA, me vizë studentore do të ndalohen të hyjnë në SHBA ose do t’i kërkohet të largohen nga SHBA-të.
Deri tani ka disa universitete përfshirë edhe atë të Harvard, që kanë vendosur që vitin shkollor 2020-2021 ta bëjnë online. Ndërkohë qindra institucione të arsimit të lartë janë duke diskutuar nëse do t’i hapin auditorët për studentët. Sipas, Departamentit të Sigurisë Kombëtare ka rreth 1,1 milionë studentë të huaj me viza të vlefshme studentore.
Në një njoftim për shtyp, Agjencia e Emigracionit u shpreh se konsullatat amerikane nuk do të japin viza për studentët e huja, nëse këto universitete do të ofrojnë vetëm studime online për sezonin e vjeshtës. Ata studentë që tashmë kanë marër vizat do tju ndalohet hyrja në SHBA.
Studentëve me viza të vlefshme që ndodhen në SHBA, duhet të largohen menjëherë nga SHBA, ose të zhvendosen në shkolla që ofrojnë mësime në auditore që të mos shkelin statusin e studentit. Nëse nuk e bëjnë këtë gjë, kundër tyre do ët fillojnë procedurat e largimit nga SHBA.
Këto rregulla zbatohen si për studentët me viza F1 dhe M1 që ju jepet studentëve për shkolla trajnimi.