SHBA miraton përdorimin e ilaçit më të shtrenjtë në histori - Business Magazine Albania

SHBA miraton përdorimin e ilaçit më të shtrenjtë në histori

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një medikament për mpiksjen e gjakut i cili  kushton 3.5 milionë dollarë për dozë – duke e bërë atë ilaçin më të shtrenjtë në botë.

Hemgenix është një trajtim intravenoz për hemofilinë B, një çrregullim në të cilin njerëzit nuk prodhojnë një proteinë të nevojshme për të krijuar mpiksje gjaku dhe për të kontrolluar gjakderdhjen.

Hemofilia B përbën 15 për qind të pacientëve me hemofili dhe është e përhapur në rreth një në 40,000 njerëz, kryesisht meshkuj. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi Hemgenix të martën, duke thënë se “përfaqëson përparim të rëndësishëm në zhvillimin e terapive inovative për njerëzit e prekur nga sëmundja”.

Lexo edhe: Kompania në Danimarkë që prodhon vaksinën e vetme për linë e majmunit

Vlerësohet se rreth 16 milionë njerëz në SHBA dhe Evropë kanë hemofilinë B, ndërsa hemofilia A prek katër herë më shumë.

Prodhuesi i barnave CSL Behring njoftoi çmimin prej 3.5 milion dollarësh menjëherë pas miratimit nga FDA.

Ai pretendon se ilaçi përfundimisht do të reduktonte kostot e kujdesit shëndetësor, sepse pacientët do të kenë më pak incidente të gjakderdhjes dhe do të kenë nevojë për më pak trajtime të koagulimit. / CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0