SHBA-të ‘derdhin’ miliarda dollarë për vaksinën kundër Covid-19 - Business Magazine Albania

SHBA-të ‘derdhin’ miliarda dollarë për vaksinën kundër Covid-19

‘Novavax Inc’, një nga kompanitë kryesorë farmaceutike që është në garë për të zhvilluar vaksinën për Covid-19, do të marrë 1.6 miliardë dollarë nga programi i qeverisë amerikane për të zhvilluar vaksinën e saj eksperimentale. Fondet do ta ndihmojnë kompaninë të kryej testimin, komercializimin dhe prodhimin e një vaksine të mundshme të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të sigurohet shpërndarja e 100 milionë dozave deri në janar të vitit 2021.

Fondet e dhëna për ‘Novavax’ janë më të mëdhatë që jepen nga “Operacioni Warp Speed”, programi i Shtëpisë së Bardhë që synon të përshpejtojë qasjen tek vaksina dhe trajtimet për të luftuar koronavirusin që shkakton COVID-19. Fondet do të mbulojë gjithashtu koston e fazës së tretë dhe më të madhe të testimit të vaksinës tek njerëzit, që mund të fillojë qysh në tetor.

Njoftimi pason një investim prej 456 milionë dollarësh për vaksinën eksperimentale të kompanisë ‘Johnson & Johnson’ në mars, një fond prej 486 milionë dollarësh për ‘Moderna Inc’ në prill, dhe deri në 1.2 miliard dollarë mbështetje në maj për vaksinën e kompanisë ‘AstraZeneca’ që po zhvillohen nga Universiteti i Oksfordit. Qeveria amerikane i dha gjithashtu kompanisë ‘Emergent Biosolutions’ 628 milion dollarë për të zgjeruar kapacitetin e brendshëm prodhues për një vaksinë të mundshme të koronavirusit dhe ilaçeve për të trajtuar COVID-19.

Në maj, ‘Novavax’ mori një financim shtesë prej 388 milionë dollarë për zhvillimin e vaksinës COVID-19 nga Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) pas një investimi prej 4 milionë dollarësh në mars. Në qershor, Departamenti amerikan i Mbrojtjes i dha kompanisë 60 milionë dollarë për të mbështetur prodhimin e 10 milionë dozave të vaksinës së saj në vitin 2020.

Kompania është në proces të transferimit të teknologjisë së saj të vaksinave tek një prodhues kontraktor të paidentifikuar që ka dy lehtësira të mëdha prodhuese, tha drejtori ekzekutiv Stanley Erck. Kjo është përveç punës që po bëhet nga Emergjent Biosolutions që po prodhon doza për të furnizuar provat klinike më të vogla të hershme dhe të mesme të kompanisë.

Novavax gjithashtu ka një fabrikë prodhuese në Republikën Çeke dhe shpreson të ketë dy të tjera në Evropë dhe një në Azi, tha Erck. Kompania po punon gjithashtu me një prodhues në Indi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0