SHBA në krizë për qumështin e fëmijëve. Gjermania i vjen në ndihmë - Business Magazine Albania

SHBA në krizë për qumështin e fëmijëve. Gjermania i vjen në ndihmë

qumësht

Është pritur me një ndjenjë lehtësimi avioni ushtarak amerikan që dërgoi disa tonë qumësht formulë për bebe në SHBA nga Gjermania. Avioni u ul në një aeroport të Indianas bashkë me ndihmën e konsideruar mjaft të vyer në këto momente, kur autoritetet amerikane po përpiqen t`i japin zgjidhje një mungese kritike të qumështit të foshnjeve, që krijoi shqetësim në vend.

Mungesa e tij, pasojë e problemeve të prodhimit si edhe ngërceve në zinxhirin e furnizimit, solli vështirësi të mëdha mijëra prindër, foshnjet e të cilëve janë alergjikë ndaj proteinave të qumështit të lopës, ndaj dhe ata mbështeten tek qumështi me formulë për ushqimin e fëmijëve të tyre. Avioni u ngrit nga baza ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë me 32 mijë kilogramë qumësht pluhur tha Shtëpia e Bardhë.

Aq i madh ishte shqetësimi për situatën e  krijuar, sa edhe vetë presidenti Joe Biden bëri një postim në Twitter për të nga Japonia, një prej ndalesave te turit të tij pesë-ditor në Azi. “Ekipi ynë ka punuar gjatë gjithë kohës për të siguruar këtë ushqim në mënyrë që ai të mbërrij tek të gjithë personat që kanë nevojë për të, tha Biden.

Dërgesa fillestare do të mbulojë rreth 15 për qind të nevojave te menjehershme, pohoi për CNN këshilltari presidencial i ekonomisë Brian Deese. Ai shtoi se dergesa të tjera do të vijojnë gjatë kësaj jave si pjesë e atij që administrata amerikane e ka pagëzuar si  “Operation Fly Formula”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #28 - Prill 2022

Si sipërmarrës e keni dëgjuar, madje e keni predikuar shprehjen: jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht ju bëheni më të fortë. Kësaj radhe po e përjetojmë siç nuk e kishim imagjinuar.

Ndërsa po synonim të dilnim nga kthetrat e pandemisë, një tjetër plagë goditi Europën. Sulmi rus ndaj Ukrainës, i pakonceptueshëm nga bota moderne, erdhi si një Tsunami në Europë dhe madje në të gjithë Botën. Lufta me armë shkatërruese, deri tek kërcënimi i përdorimit të armëve nukleare, po sjell një dëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe popullin e saj. Mijëra të vrarë dhe mbi 4 milionë të shpërngulur nga vendi, pavarësisht rezistencës së fortë dhe të paparashikuar të ukrain- asve.

Zhvillimet dinamike në më pak se një muaj, çuan në vendime të pamenduara më parë për dhjetëra kompani ndërkombëtare. Tregjet e lëndëve të para panë çmime të rritura me ritmet më të larta të 40 viteve të fundit, ndërsa sheshet në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën, pritën protestat, fillimisht kundër luftës e më tej kundër rritjes së çmimeve. Më 8 Mars, Çmimi i Naftës kaloi nga 199 lekë/litër në 260-270 lekë për litër, ndërsa po gjatë marsit, çmimi i bukës masive kaloi nga 80 lekë në 100 dhë së fundi 120 lekë. Qeveria ngriti komitete për të …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0