SH.B.A. do të ndalojë përdorimin e WeChat dhe TikTok nga e diela - Business Magazine Albania

SH.B.A. do të ndalojë përdorimin e WeChat dhe TikTok nga e diela

Departamenti i Tregtisë në Amerikë ka njoftuar se do të kufizojnë hyrjen në TikTok dhe WeChat prej të dielës, datë 20.09.2020 duke bërë kështu që urdhrat ekzekutivë të administratës Trump kundër dy aplikacioneve të hyjnë në fuqi.

Departamenti tha të premten se që nga e diela, çdo lëvizje për të shpërndarë ose mirëmbajtur WeChat ose TikTok në një dyqan aplikacionesh do të ndalohet. Apple dhe Google nuk iu përgjigjën kërkesave për komente. Përdoruesit që i kanë shkarkuar tashmë aplikacionet mund të jenë në gjendje të vazhdojnë ti përdorin, kufizimet nënkuptojnë që versionet e azhurnuara të aplikacioneve nuk mund të shkarkohen.

Përveç kësaj, Departamenti ka deklaruar se do të jetë e paligjshme të përdorësh internetin për “WeChat” duke filluar nga e diela. E njëjta gjë do të jetë për TikTok që nga 12 nëntori. Kufizime të mëtejshme mund të njoftohen më vonë, përfshirë edhe kundër aplikacioneve të tjera nëse ato shihen se përdoren si zgjidhje.

“Veprimet e sotme provojnë edhe një herë se Presidenti Trump do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të garantuar sigurinë tonë kombëtare dhe për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimet e Partisë Komuniste Kineze. Në drejtimin e Presidentit, ne kemi ndërmarrë veprime të rëndësishme për të luftuar mbledhjen dashakeqe të Kinës të të dhënave personale të qytetarëve amerikanë, ndërsa promovojmë vlerat tona kombëtare, normat demokratike të bazuara në rregulla dhe zbatimin agresiv të ligjeve dhe rregulloreve të SH.B.A.”- është shprehur sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross.

TikTok tha në një deklaratë se nuk ishte dakord dhe ishte i zhgënjyer nga vendimi i departamentit. “Komuniteti ynë prej 100 milion përdoruesish amerikanë e duan TikTok sepse është një vend për argëtim, muzikë dhe njohje”, tha kompania, ” ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e tyre ndërsa vazhdojmë të punojmë për t’i sjellë argëtim përdoruesve. ”

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0