Sfida për reduktimin e mbetjeve elektronike - Business Magazine Albania

Sfida për reduktimin e mbetjeve elektronike

Sfida për reduktimin e mbetjeve elektronike

Njerëzit prodhojnë më shumë se 50 milionë tonë mbetje elektronike çdo vit, përfshirë fotokopjet, televizorët dhe kompjuterat. Pjesë e problemit janë edhe laptopët, kompjuterat e lëvizshëm, por inxhinerët e kompanisë së teknologjisë Dell po punojnë për një qasje të re që mund të shmangë hedhjen e tyre në landfille.

Dikur për procesin e çmontimit të një laptopi nevojitej një orë, tani duhen vetëm disa minuta.

Trevor Morrison është inxhinier në zyrat qendrore të kompanisë së teknologjisë Dell, në Raund Rok të Tekasit dhe kompjuteri që ai e çmonton me shpejtësi është një prototip i emërtuar ‘Concept Luna’. Modeli është një përpjekje për zgjidhur problemin botëror të mbetjeve elektronike.

Vetëm gjatë vitit 2019 u prodhuan 53 milionë tonë mbetje të tilla.

Një kompjuter i lëvizshëm tradicional përmban një sërë vidash, kabllosh dh e ngjitësish, duke e bërë të vështirë ndarjen e tyre. “Nëse pajisja elektronike përmban elementë shumë të vështirë për t’u çmontuar, atëherë nevojitet kohë dhe gjasat janë që për shkak të kësaj vështirësie pajisja të mos riciklohet”, thotë zoti Morrison.

‘Concept Luna’ nuk ka asnjë problem të tillë. Ka pjesë të ndërlidhura, të ndërrueshme që e bëjnë më të lehtë riparimin dhe riciklimin. Pjesët e thyera mund të ndërrohen pa zëvendësuar të gjithë kompjuterin e lëvizshëm.

“Edhe nëse butonat nxihen, bëhen pis, ose zbardhen pjesa elektronike është në gjendje shumë të mirë dhe mund të ripërdoret. Pra ky është një rast se si mund të ndryshohet vetëm pjesa e jashtme e tij. Këto pjesë mund të ndryshohen dhe kompjuteri i lëvizshëm të përdoret më gjatë”. Kompania Dell thotë se falë skicimit të prototipit ‘Concept Luna’ mund të ulet 50% e sasisë së dioksidit të karbonit që laptopët lëshojnë në atmosferë, një gjë e mirë për mjedisin dhe konsumatorët.

“Në vend që të shpenzoni 2 mijë dollarë të tjera për një kompjuter të lëvizshëm të ri, ekziston mudësia që ta riparoni vetë atë, ose t’ia kërkoni këtë dikujt tjetër”.

Tjetri, mund të jetë edhe një robot. Mund të vijë koha që sistemet të tilla të automatizuara mund të riparojnë në shkallë të gjerë kompjuterat e lëvizshëm të veçantë, të krijuar enkas për t’u përmirësuar me programe dhe pajisje të reja, duke ulur edhe më shumë hedhjen e tyre në landfille.

Për bizneset, ndikimi në qëndrueshmëri dhe uljen e kostove mund të jenë thelbësor.
“Veçanërisht nëse përdorimi i prototipit Concept Luna kthehet në realitet. Të dhënat e përftuara nga pjesët individuale të kompjuterave mund të tregojnë edhe sa afat përdorimi ka.

“Fjala është për të dhëna që mund t’i përfitojmë me kalimin e kohës, numrin e herëve të përdorimit të tastierës apo lëvizjes së kursorit. Dhe tregon dhe sa kohë përdorimi ka tastiera apo bateria”. Bizneset që vendosin të zëvendësojnë kompjuetrat mund t’i mbajnë ende modelet e vjetra.

“Modelet e vjetra mund të skicohen nga e para dhe mund të dërgohen në një organizatë tjetër”. Këto modele mund të përdoren nga shkollat e shihet si një proces përmes të cilit mund të reduktohen mbetjet elektronike dhe të ulen kostot për konsumatorët. zeriamerikes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0