Sfida e Shqipërisë për të shpëtuar fëmijë nga kampi xhihadist - Business Magazine Albania

Sfida e Shqipërisë për të shpëtuar fëmijë nga kampi xhihadist

BBC i ka kushtuar një artikull fëmijëve dhe grave shqiptare të cilët vijojnë të jenë në kampin Al Hol në veri të Sirisë. BBC thekson vështirësitë që po kalojnë ata në kampin e drejtuar nga luftëtarët kurdë. Artikulli nis me historinë e Evës, sot 16 vjeç e cila u rrëmbye nga babai i saj Shkëlzeni dhe u dërgua në Siri kur ajo ishte nëntë vjeç. Pas shtatë viteve luftë dhe më pas robërie, ajo duket sikur është nga një botë tjetër, e paaftë për asgjë. Për arsye sigurie BBC thekson se nuk mund ta publikojë fotografinë e saj sepse një veprim i tillë mund t’i rrezikojë jetën.

Eva ndodhet ende në kampin al-Hol në Sirinë veriore, ku u mor së bashku me 70,000 jetimë dhe të veja të luftëtarëve xhihadistë të ISIS kur Barghuz, bastioni i fundit i ISIS, ra në mars të vitit 2019. Ndërkohë vëllai i saj Endri, 14 vjeç, u soll para pak javësh në shtëpi nga forcat speciale shqiptare në fund të tetorit 2020, me një grua dhe tre fëmijë të tjerë. Numri i saktë i shtetasve shqiptarë që po mbahen në kampin Al-Hawl mbetet i paqartë, por ka raportime se bëhet fjalë për rreth 70 persona, ku të paktën 35 prej tyre janë gra dhe fëmijë.

Ferri Al-Hawl

Al-Hawl ka emrin kamp, por në të vërtetë që prej shpërbërjes së ISIS-it ai është njëri prej burgjeve më të mëdha të ngritura në fusha të hapura për të mbajtur nën kontroll ekstremistët. Kampi u ngrit si një oaz shpëtimi e shprese për të strehuar të gjitha gratë dhe fëmijët të penduara nga bashkimi me ISIS-in.

Por, jo të gjithë brenda kampit janë të penduar. Shumë gra vazhdojnë t’i qëndrojnë besnike rregullave të rrepta të Kalifatit, madje edhe duke ngritur në mënyrë vullnetare një polici që kontrollon kodin e veshjes dhe sjelljes për gratë e tjera. Nëse ky kod shkelet, ndëshkimet shkojnë nga goditja me kamzhik, deri tek gjymtimet. Por, ndëshkimet më të ashpra janë parashikuar për gratë që bisedojnë me personelin e sigurisë, apo me gazetarët.

LEXO: Operacioni në Siri, lirohet grupi i parë i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl

Kampi është i ndarë në disa sektorë dhe në muajin janar të 2019-ës, OKB fliste për 70 mijë banorë nga të paktën 50 vende të ndryshme të botës të strehuar aty në kushtë çnjerëzore. Bëhet fjalë kryesisht për vajza dhe fëmijë. Sipas dëshmisë së dhënë nga Afrim Berisha dhe nga gazetarët italianë të “Le Iene”, Alvini, që fatmirësisht u lirua, mbahej në sektorin e jetimëve.

Kampi ruhet vazhdimisht nga luftëtarë të armatosur, sirianë, kurdë dhe irakianë të “Syrian Defence Forces”, grupim i mbështetur nga SHBA kundër regjimit të Bashar al-Assad. Por, me tërheqjen e SHBA nga zona, shumë prej luftëtarëve aktualisht funksionojnë dhe operojnë si të pavarur, pa një komandë qendrore. Ata nuk lejojnë asnjë që të largohet, apo që t’i afrohet perimetrit të kampit pa lejen e tyre.

Të vetmit që mund t’i afrohen, apo të hyjnë brenda kampit janë punonjës të organizatave humanitare, që shpërndajnë ushqime dhe ilaçe dhe me raste edhe gazetarë të mediave të ndryshme. Më 11 tetor 2019, dy ditë para se Turqia të niste ofensivën ushtarake kundër kurdëve në Siri, CNN raportoi për skena kaotike në kampin Al-Hawl, që për zyrtarët vendorë sirianë, konsiderohet si kërcënim për sigurinë për shkak të sulmeve të shpeshta të dhunshme të grave që strehohen aty.

Për autoritetet siriane dhe irakiane, por edhe për vetë Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjërat kanë ndryshuar dhe nëse më parë bëhej fjalë vetëm për një krizë humanitare, tashmë kampi është më shumë burimi i një krizë sigurie për shkak të elementëve ekstremistë që po përpiqen të ringjallin ISIS-in. Në mes të tyre qëndrojnë edhe celula të pavarura të ISIS-it dhe grupe të tjera terroriste, në shënjestër të të cilëve janë sidomos të huajt të huajt. Ata i marrin peng dhe më pas i lirojnë vetëm kundrejt një shume të caktuar parash.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0