Samsung: Si të punoni nga shtëpia në mënyrë produktive

Samsung: Si të punoni nga shtëpia në mënyrë produktive


Shumë kompani gjatë javëve të fundit kanë prezantuar politikën e punës nga shtëpia. Nomadët dixhitalë janë mësuar me një stil të tillë jetese, por çfarë mund të themi për të gjithë ata që përballen me sfidën e të punuarit nga shtëpia për herë të parë? Këtu janë disa këshilla se si të jesh produktiv dhe efikas gjatë punës nga shtëpia.

Lexo: Kur do të përfundojë pandemia e Koronavirusit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

  1. Organizoni rutinën tuaj të përditshme sikur të jeni në zyrë. Hiqni qafe çdo gjë që mund t’ju shpërqendrojë. E dimë që ka gjëra më interesante sesa dërgimi i raportit, por gjatë orarit të punës qëndroni lart televizorit dhe shfaqjeve tuaja të preferuara.
  2. Vendosni përparësi. Në këtë mënyrë do të jeni më produktivë dhe do të kurseni kohë. Studimet tregojnë se multi-tasking, pra performimi i disa aktiviteteve njëkohësisht, ul efikasitetin tonë.
  3. Megjithëse puna nga shtrati duket si një ide e shkëlqyer, është më mirë ta shmangni atë.
    Leximi ose përgjigjia e email-eve teksa jeni shtrirë do t’ju bëjë të punoni më ngadalë dhe si përfundim mund edhe t’ju zërë gjumi. Shtrirja në shtrat shkakton një sinjal në trurin tonë se është koha për t’u çlodhur, dhe se nuk ka nevojë të qëndrojmë të përqendruar dhe zgjuar. Pjesa tjetër e trupit tonë ndjek atë sinjal, dhe të qenurit i përqëndruar dhe produktiv bëhet vërtet e ndërlikuar.
  4. Vendosni se ku do të jetë zyra juaj e shtëpisë dhe punoni aty. Varet nga ju se ku dëshironi të punoni, në tavolinën e punës ose në tryezën në tarracë. Gjëja më e rëndësishme është që vendi të jetë qetë, në mënyrë që të mund të performoni në maksimum.

Lexo: Ministrat e Financave të BE: Coronabonde apo fond solidariteti?

5. Gjatë përdorimit të përditshëm të internetit, dërgimit të emaileve, shfletimit të faqeve për informacion, siguria e pajisjeve dhe të dhënave mund të rrezikohet. Prandaj është e nevojshme që pajisjet tuaja të jenë mbrojtura me një zgjidhje të sigurisë softuerike si Samsung Knox – një platformë që siguron nivele të shumta sigurie. Sapo pajisja ndizet, Knox është aktiv në sfond duke siguruar identitetin, të dhënat personale dhe profesionale tuajat. Knox siguron mbrojtje të dyfishtë – nga mikrocipet në programet e instaluara deri tek sistemet operative. Niveli i dytë i mbrojtjes është aplikacioni Secure Folder, ku mund të ruani të dhëna private, dhe vetëm ju mund t’a aksesoni këtë “kuti të fshehur”.

6. Mos harroni të jeni aktiv fizikisht! Këshillohet të qëndroni në këmbë dhe të ecni gjatë orarit të punës, kështu që bëni të njëjtën gjë në shtëpi. Bëni pushim, stretching, disa ushtrime të shkurtra. Kjo është e rëndësishme sepse karriget që ne përdorim në shtëpi nuk janë të dizenjuara si karrige zyre.

7. Vaktet e rregullta mund të jenë gjithashtu një tjetër sfidë. Planifikuat një pushim të shkurtër gjstë punës për të përgatitur diçka për të ngrënë, por ja që ju erdhi një kërkesë urgjente, pastaj edhe një tjetër, më pas një koleg kërkon ndihmën tuaj me patjetër! Dhe kështu, ju mbetët të uritur… Zgjidhja mund të jetë kjo – përgatiteni ushqimin tuaj në mbrëmje për ditën e nesërme! Në këtë mënyrë as puna dhe as stomaku juaj nuk do të vuajë. Madje, do të argëtoheni duke gatuar. Kombinoni shijet dhe përbërësit tuaj të preferuar.

Lexo: Mjekja Psikiatre: Këshilla si të menaxhojmë stresin dhe ankthin në kohë karantine

Përdoreni këtë periudhë për të kaluar kohë cilësore me familjen tuaj, shikoni të gjitha filmat dhe shfaqjet që keni humbur dhe koha do të fluturojë. Kujdesuni për veten dhe të tjerët #rrinështëpi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0