Samsung prezanton Galaxy A6 dhe A6+, duke sjellë një kamera të avancuar, dizajn elegant dhe veçori shtesë të jetës së përditshme

Samsung prezanton Galaxy A6 dhe A6+, duke sjellë një kamera të avancuar, dizajn elegant dhe veçori shtesë të jetës së përditshme


Seul, Kore – 2 Maj 2018, Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy A6 dhe A6+, të cilët kombinojnë jetën e përditshme dhe dizajnin elegant me një kamera të avancuar për të shprehur veten në mënyrë më të personalizuar.

Duke shfaqur një kamera të përparme dhe të pasme të fuqishme, një dizajn të shkëlqyer premium dhe karakteristikën e veçantë të Samsung, Ekranin pa kufij (Infinity Display), seria e re Galaxy A është në dispozicion në katër ngjyra elegante; të Zezë, Gold dhe Lejla.1

“Në Samsung ne jemi të përkushtuar që t’u sigurojmë konsumatorëve tanë përvojën më të mirë të smarphonëve, duke përmbushur nevojat e tyre praktike,” tha Junho Park, Nënkryetar i Planifikimit të Produkteve Globale, Mobile Communications Business pranë Samsung Electronics. “Galaxy A6 dhe A6+ mbështeten në trashëgiminë e smartphonëve Samsung për të kombinuar komoditetin e jetës së përditshme me një kamera mbresëlënëse që i lejon përdoruesit të kapin, personalizojnë dhe ndajnë momentet, duke i lejuar që të shprehin veten në mënyrë unike.”

Me kamerën e përparme dhe të pasme të Galaxy A6 dhe A6+, realizimi i shkrepjeve të bukura dhe selfieve në çdo moment, nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë. Duke shfaqur një flesh LED të adaptueshëm përpara, përdoruesit e Galaxy A6 dhe A6+ mund të bëjnë selfie elegante, si ditën ashtu dhe natën. Dhe me lentet me hapje të ulët të kamerës së pasme, përdoruesit mund të kapin fotografi të mprehta dhe të qarta në kushte me ndriçim të ulët, pa sakrifikuar cilësinë e imazhit në çdo moment të ditës.

Kamera e dyfishtë2 e Galaxy A6+ mund të përmirësojë më tej fotografitë dhe momentet që kanë rëndësi me funksionin Live Focus, që do të thotë se përdoruesit mund të kontrollojnë thellësinë e fushës dhe efektin bokeh para ose edhe pas shkrepjes. Përdoruesit mund të pasurojnë fotografitë e tyre me funksione unike si “background blur” në një tërësi formash përfshirë zemrat, yjet dhe më shumë.

Përdoruesit mund të përjetojnë një përvojë më të pasur rrethuese të zërit për të shijuar filma, muzikë dhe më shumë me autoparlantet e mbështetur nga audio e optimizuar e Dolby Atmos3. Galaxy A6 dhe A6+ ofrojnë një gamë të plotë të tingujve nga ato më të lartat deri tek më të ultat, me qartësi të jashtëzakonshme dhe detaje reale për të përjetuar një eksperiencë audio më të fuqishme dhe më përfshirëse. Përdoruesit mund të zgjedhin të aktivizojnë efektin Dolby Atmos për të transformuar audion e tyre me tingull lëvizës që të lë pa frymë dhe që rrjedh rreth tyre.

Galaxy A6 dhe A6+ vazhdojnë të përcaktojnë standardin e mrekullueshëm të të parit me Ekranin Infinity të Samsung që shkon përtej kufijve, duke shfaqur një raport mbresëlënës të ekranit prej 18.5:9.4 Konturet e lëmuara të tij dhe dizajni i metalit janë projektuar për të ofruar qëndrueshmëri të përmirësuar dhe kapje të rehatshme për përdorshmërinë maksimale, pa kompromentuar stilin.

Të dizejnuar duke patur në mendje prakticitetin dhe lehtësinë në jetën e përditshme, Galaxy A6 dhe A6+ integrojnë disa karakteristika popullore nga flagship i Samsung, duke përfshirë sigurinë pa probleme me Face Recognition dhe skanimin e gjurmës të gishtit për një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për të hapur pajisjen.

Të dyja pajisjet e bëjnë multitasking të shpejtë dhe të thjeshtë me App Pair, duke shfrytëzuar plotësisht ekranet e mëdha ergonomike të Galaxy A6 dhe A6+ duke i lejuar përdoruesit të përdorin dy aplikacione, duke përgjysmuar kohën dhe dyfishuar kënaqësinë. Me Always on Display5 përdoruesit mund të marrin informacion vetëm me një shikim pa hapur telefonin e tyre, duke kursyer kohë dhe jetëgjatësi të baterisë.

Galaxy A6 dhe A6+ gjithashtu suportojnë Bixby Vision, Home dhe Reminder. Bixby i Samsung mund të ndihmojë përdoruesit në përmbushjen e një sërë detyrash të jetës së përditshme, duke e bërë Galaxy A6 dhe A6+ më të zgjuar dhe më të dobishëm. Me Samsung Pay6 të përfshirë, përdoruesit gjithmonë do të kenë portofolin e tyre në dorë.

Duke suportuar Near Field Communication (NFC), Galaxy A6 dhe A6+ mund të përdoren pothuajse kudo që mund të kaloni kartën tuaj të kreditit ose debitit. Çdo transaksion nëpërmjet Samsung Pay është i sigurtë dhe shumë i thjeshtë.

Në dispozicion që nga fillimi i Majit duke filluar në tregjet e përzgjedhura europiane, aziatike dhe latino-amerikane, përpara se të dalin në treg globalisht në të gjithë Korenë e Jugut, Afrikën dhe Kinën.

Për më tepër foto klikoni këtu

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0