Samsung prezanton Galaxy A31, shtesën më të re të familjes Galaxy A

Samsung prezanton Galaxy A31, shtesën më të re të familjes Galaxy A

Samsung

   Me një kamera Quad multi-funksionale, ekran gjithëpërfshirës Infinity-U dhe bateri të fuqishme 5,000 mAh gjatë gjithë ditës.

Tiranë, 1 korrik 2020 – Samsung Electronics zbuloi dje smartphone-in e ri Galaxy A31, me një kamerë multi-funksionale Quad, një ekran gjithëpërfshirës Infinity-U dhe një bateri të fuqishme 5000 mAh gjatë gjithë ditës, duke sjellë karakteristika të zgjeruara dhe risi në serinë popullore Galaxy A.

“Seria Galaxy A është bazuar gjithmonë mbi vlera.” tha Matthew Jinkyu Jeon, President i Samsung Electronics Adriatic. “Galaxy A31 e mishëron këtë në një mënyrë të mrekullueshme, përmes veçorive të tij premium të ofruara me një çmim të përballueshëm”.

Shikojini të gjitha në një ekran të madh dhe të shkëlqyer

Zhytuni në ekranin e madh 6.4 inç Infinity-U të Galaxy A31. Një raport i gjerë aspektesh mbush ekranin tuaj me përmbajtje nga skaji në skaj. Ju mund të shikoni videot, lojërat dhe transmetimet tuaja të preferuara live në FHD + Super AMOLED. Ekrani është vendosur në një pajisje të hollë 8.6 mm që përshtatet mjeshtërisht në dorën tuaj.

Shkrepni më shumë me një kamera të mrekullueshma

Kamera kryesore e jashtëzakonshme 48MP në Galaxy A31 ju lejon të bëni fotografi dhe video me rezolucion të lartë dhe qartësi maksimale. Kamera e fundit 8MP Ultra Wide, me fushën e saj të shikimit 123 gradë, ju lejon të kapni më shumë. Kamera 5MP Macro ju lejon të kapni pamje të rafinuara nga afër, ndërsa kamera me thellësi 5MP ju lejon të realizoni fotografi Live Focus që e bëjnë subjektin të dale në pah edhe më tepër.

Fuqia që ju mbështet

Kur jeni jashtë, duke jetuar jetën, keni nevojë për një telefon që zgjat. Një bateri 5,000 mAh ju jep fuqinë për të transmetuar, shpërndarë dhe luajtur. Nëse bacteria fillon të bjerë, karikojeni me 15W Fast Charging; mjaftojnë 30 minuta për t’ju zgjatur gjatë gjithë ditës.

Lexoni: The Serif dhe The Frame – ikona të kombinimit të teknologjisë dhe artit

Jepini vetes më shumë hapësirë ​​për të luajtur

Galaxy A31 ka një procesor të përparuar Octa-core, 4 GB RAM dhe gjithashtu vjen me teknologjinë AI Powered Game Booster. Ai vjen me 64 GB memorie të brendshme së bashku me kapacitetin më të madh të zgjerueshëm të ruajtjes deri në 512 GB, kështu që ju mund të shkarkoni më shumë dhe të fshini më pak.

Seria e dalluar me çmime

Design and Art Direction ka dalluar Samsung për krijimtarinë në prezantimin e serisë së tij më të re Galaxy A, në fushatën globale “AWESOME is for Everyone” dhe sfidën #danceAwesome në partneritet me grupin K-pop BLACKPINK dhe aplikacionin e mediave sociale TikTok. Sfida krijoi reagime pozitive me të rinj në mbarë botën, duke gjeneruar 4.7 milion videoklipe dhe mbi 20.2 miliard shikime në TikTok.

Siguria e shkallës së lartë të disponueshme për të gjithë

Ndërtuar në harduerin dhe softuerin e A31, Samsung Knox mbron telefonin tuaj nga momenti që është ndezur. Skanuesi i gjurmëve të ekranit siguron identifikimin biometrik të teknologjisë së lartë, kështu që ju jeni i vetmi që mund të zhbllokojë pajisjen me një prekje. Kjo e kombinuar me Samsung Pay, bën blerjen e gjërave që dëshironi më të sigurt dhe më të thjeshtë.

Çmimet dhe disponueshmëria

Galaxy A31 është në dispozicion nga java tjetër tek partnerët zyrtarë të shitjes së Samsung në Shqipëri për ALL 36,990 në ngjyrë të zezë dhe blu.

Rreth Samsung Electronics  

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompani po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0