Samsung nis prodhimin e UFS së parë 512 Gb për pajisjet mobile të gjeneratës së ardhshme

Samsung nis prodhimin e UFS së parë 512 Gb për pajisjet mobile të gjeneratës së ardhshme


Seul, Kore – 5 Dhjetor 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd., lideri botëror në teknologjinë e avancuar të memories, njoftoi sot se ka filluar prodhimin masiv të USB Flash Drive (eUFS) të integruar 512 gigabajt (GB), një zgjidhje për përdorim në pajisjet mobile të gjeneratës së ardhshme.

Duke shfrytëzuar çipat më të fundit V-NAND të Samsung me 64-shtresa 512-gigabit (Gb), paketa e re eUFS 512GB siguron kapacitet të madh të ruajtjes dhe performancë të jashtëzakonshme për smartphonët dhe tabletët që do të prodhohen në vazhdimësi.

“eUFS-ja e re e Samsung 512GB ofron zgjidhjen më të mirë për ruajtjen e informacioneve në smartphonët premium të gjeneratës së ardhshme duke tejkaluar kufizimet potenciale në performancën e sistemit që mund të ndodhë me përdorimin e kartave mikro SD,” tha Jaesoo Han, zëvendëspresident ekzekutiv i Shitjeve dhe Marketingut të pajisjeve Memory në Samsung Electronics. “Duke siguruar një furnizim të hershëm dhe të qëndrueshëm të këtij produkti, Samsung po bën një hap të madh përpara duke kontribuar në lançimin në kohë të pajisjeve të lëvizshme të gjeneratës së ardhshme nga prodhuesit e telefonisë mobile në mbarë botën.”

I përbërë nga tetë çipe V-NAND me 64-shtresa dhe 512Gb dhe një çip kontrollues, të gjitha të grumbulluara së bashku, UFS-ja e re Samsung 512GB e dyfishon densitetin e eUFS-së të mëparshme 256GB të V-NAND me 48 shtresa të Samsung, në të njëjtën hapësirë si paketa 256GB. Kapaciteti i rritur i ruajtjes së eUFS do të ofrojë një përvojë shumë më të gjerë në pajisjet mobile. Për shembull, eUFS i ri me kapacitet më të madh i mundëson një smartphoni që të ruajë rreth 130 video 4K Ultra HD (3840×2160) me një kohëzgjatje prej 10 minutash*, që është një rritje dhjetëfish e eUFS prej 64GB, që lejon ruajtjen vetëm të 13 videove me të njëjtën madhësi.

Për të maksimizuar performancën dhe efiçencën e energjisë së eUFS-së së ri 512GB, Samsung ka prezantuar një sërë teknologjish të reja. Dizajni i avancuar i V-NAND me 64 shtresa dhe teknologjia e re e menaxhimit të energjisë së eUFS prej 512GB minimizon rritjen e pashmangshme në energjinë e konsumuar, e cila është shumë e rëndësishme pasi eUFS e re 512GB përmban dyfishin e numrit të qelizave krahasuar me eUFS prej 256GB. Përveç kësaj, kontrolluesi i çipit të eUFS 512GB shpejton procesin e hartëzimit për konvertimin e adresave të bllokut logjik në ato të blloqeve fizike.

eUFS 512GB e Samsung përmban gjithashtu një performancë të mirë për lexim dhe shkrim. Me shpejtësi për lexim dhe shkrim që arrin deri në 860 megabytes për sekondë (MB/s) dhe 255MB/s, memoria prej 512GB mundëson transferimin e një video të plotë HD, 5GB në një SSD për rreth 6 sekonda, mbi 8 herë më shpejt sesa një kartë tipike microSD.

Për operacione të rastësishme, eUFS i ri mund të lexojë 42,000 IOPS dhe të shkruajë 40,000 IOPS. Bazuar në shkrimet e shpejta të eUFS, të cilat janë rreth 400 herë më të shpejta se shpejtësia 100 IOPS e një karte konvencionale microSD, përdoruesit e telefonave celularë mund të shijojnë një përvojë të përsosur multimediale siç janë realizimi i fotove burst me rezolucion të lartë, si dhe kërkimi i skedarëve dhe shkarkimi i videos në modalitetin dual-app të shikimit.

Sipas një shënimi, Samsung ka ndërmend të rrisë në mënyrë masive prodhimin e çipeve V-NAND 512 GB, me 64 shtresa, përveç zgjerimit të prodhimit të V-NAND prej 256GB. Kjo do të rrisë kërkesën për ruajtje në pajisjet mobile, si dhe për SSD premium dhe karta memorie të lëvizshme me densitet të lartë dhe performancë.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.
*Shënim i redaktorit: Përllogaritja pasqyron testet e brendshme, ku ruajtja mesatare e realizuar është rreth 93% e kapacitetit të etiketuar dhe ku OS-i i parangarkuar përdor rreth 13GB kapacitet në një flagship smartphone.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0