Samsung Galaxy S9: Kjo është eksperiencia me të

Samsung Galaxy S9: Kjo është eksperienca me të


Kanë kaluar thuajse 9 vite që kur Samsung Galaxy u prezantua për herë të parë. Ishte pikërisht përgjigja e Samsung për Apple, i cili kishte prezantuar iPhone pak kohë më parë. Në shkurt 2018, Koreanët prezantuan Samsung Galaxy S9 dhe S9+.

Si BusinessMag, patëm rastin të përdorim për pak ditë një Galaxy S9 dhe të shihnim se çka ka realizuar Samsung me të.

Samsung Galaxy S9, ka ngjashmëri me serinë e mëparshme të Galaxy, por, me disa ndryshime të vogla. Dizajni është i ngjashëm me modelin paraardhës, por, kjo nuk do të thotë se është një dizajn i keq. Solid, dhe goxha i këndshëm për t’u përdorur. Galaxy S9 ka një ekran me cepat e harkuar i shkrihet ëmbël me pjesë tjetër të aparatit.

Një pikë e fortë e Samsung, Galaxy, ka qënë gjithmonë ekrani. As ky model, nuk bën përjashtim. Ekrani Super AMOLED, është 5.8 inch, dhe ka një rezolucion prej 1440 x 2960. Aspect ratio prej 18.5:9, dhe një raport ekran-trup celulari prej 83.6%. Corning Gorilla Glass 5, e bën këtë ekran më rezisten ndaj goditjeve të ndryshme që mund të pësojë.

Të 4 anët e ekranit e aparatit, janë shfrytëzuar për të vendosur diçka butona apo hapësira të tjera funksionale. Në pjesën e sipërme ndodhet vendi i kartës SIM dhe kartës së memories (microSD). Poshtë, ndodhet 1 nga 2 speakër, vendi i karikimit, dhe, porta e kufjeve jack 35.mm. Ky smartphone, është një nga zgjedhjet e vetme nëse do që të përdorësh kufje me tel, dhe jo wireless. Në anën e djathtë ndodhet butoni që ndez dhe fik ekranin. Ana e majtë, është paksa më e ngarkuar, ku ndodhen dy taste, për dy veprime të ndryshme. I pari dhe më i madhi, është tasti i uljes dhe ngritjes së zërit. Kurse i dyti, butoni i Bixby. Bixby është një “virtual assistant” i prodhuar nga Samsung. NNdonëse teorikisht Bixby dhe Google Assistant janë asistentë virtual, ato janë ndërtuar për qëllime të ndryshme. Samsung kështu e ka kompletuar me 2 asistentë që plotësojnë hapësirën e konkurentëve. Pra, Bixby është i dedikuar për të përdorur smartphone pa patur nevojën e përdorimit të ekranit. Nga ana tjetër, Google Assistant, është i dedikuar për të bërë kërkime në web.

Ka diçka në fakt e cila nuk duket shumë ide e mirë. Samasung Galaxy S9, ka 2 speaker. Njëri, është i vendosur në pjesën e sipërme, i njëjtë me atë që përdorim për telefonatat. Tjetri, në pjesën e poshtëme të aparatit. Pra e thënë ndryshe, është 1/2 “front facing”. Të paktën nga eksperienca, 2 speaker ballor janë zgjidhja dhe zgjedhja më e mirë.

Samsung Galaxy S9 është i paisur me një proçesor Snapdragon 845, i cili, e bënë atë smartphone super të shpejtë. Madje, provuam të instalonim 3 lojra goxha “të rënda”, dhe ndonëse të minimizuara në taskbar, sistemi vazhdonte të përgjigjej shumë shpejt Asgjë nuk vonohej, apo të prishte natyralitetin e funksionimit.Samsung Galaxy S9

Samsung, ka lënë hapësirë edhe për memorie shtesë, ndonëse, Samsung Galaxy S9 vjen me 3 opsione. 64GB, 128GB dhe 256GB. Nëse kemi një kartë microSD deri në 400GB, atëherë mund t’a përdorim të, duke zgjeruar kapacitetin e mbajtjes së informacionit. Ndërkohë, S9 ka RAM prej 4GB ndërkohë S9+ prej 6GB (përvec edhe të tjerave).

Një nga pikat më të forta të smartphone sot, është kamera. Sot, ato janë një pjesë e pandarë e jona. Ato janë përmirësuar aq shumë madje, saqë shpesh, nuk na duhet të mbajmë një aparat fotografik me vete. Pak ditë më parë na u desh të ndiqnim një event, dhe ky Samsung Galaxy S9, ishte githçka na duhej. Një kamera e mirë për foto. Google Keep ose Samsung Notes për të mbajtur shënimet. Dhe Audio Recorder për të regjistruar intervistat.

Samsung Galaxy S9

Në këtë aspekt, Samsung ka bërë shumë punë për të arritu në rezultate sa më të mira të imazhit. Ajo ka një kamera të pasme (poshtë së cilës është i vendosur edhe sensori i finger-print) prej 12 MP me dual aperturë (f/1.5-2.4, 26mm, 1/2.5″, 1.4µm, Dual Pixel PDAF). Ajo realizon foto të bukura në ndriçim të ulët ose jo. Gjithsesi, fotot duan përsëri pak punë, ndonëse pak smartphone mund të kryejnë fotot të tilla. Imazhi duket pak i zbehtë dhe jo shumë natyral. Në këtë drejtim, mendoj se Samsung duhet të punojë pak me proçesimin e imazhit. Kështu rezultati përfundimtar, të jetë ai që ajo kamera meriton.

Kamera e përparme ndërkohë, është thuajse e njëjta 8 MP që gjendet edhe tek Galaxy S8.

Samsung gjithmonë ka qënë fans i përfshirjes në paketë të gjërave, që, shpesh edhe nuk duhen, ose u duhen shumë pak njerëzve. Gjithsesi, nëe fund të ditës, janë pjesë e zhvillimit të kompanisë. Psh. opsioni AR EMOJI. Duket hapur kamerën e parë, mund të bëjmë një selfie, dhe ta konvertojmë në EMOJI. Një opsion jo i ri ky, i lezetshëm, por, shpesh jo tepër funksional për pjesën më të madhe të përdoruesve.

Por, një nga surprizat vjen tek video-t. S9, është i aftë të bëjë video Super Slow Motion në 720p@960fps. Ndonëse cilësia nuk është më e mira e mundshme, ajo përsëri është tepër impresionuese.

 

Vetëm pak durim dhe kreativitet duhet për të realizuar video fantastike me kërë opsion.

Nuk mbaron gjithçka me kaq. Samsung e ka pasuruar menunë e kameras edhe me disa opsione të tjera. Ajo ka krijuar një opsion vetëm për fotografimin e ushqimit. Një opsion panorama i cili tashmë ndodhet në çdo smartphone. Opsioni PRO, i cili, ashtu siç edhe thotë emri, është goxha i rëndësishëm për ata që e njohin mirë fotografinë. Ky opsion na jep fuqinë e plotë mbi çdo element, dhe na lejon të realizojmë foto të veçanta, egzaktësisht ashtu si ne duam.

Më pas vjen edhe opsioni Selective Focus. Ne vendosim fokusin në një nga objektet, dhe gjithë pjesa tjetër është një “blur” i pastër.

Samsung Galaxy S9Pas tyre vijnë edhe opsionet Auto, Super Slow Motion dhe AR EMOJI.

Opsioni i fundit është Hyperlapse. Hyperlapse na jep mundësinë që të filmojmë video të tipit “time laps”, pa nevojën e aplikacioneve të tjera. Samsung ka bërë një punë të mirë me aplikacionin e saj të kameras përsa i përket opsioneve. Smartphone tepër të mirë si psh. Nexus 6P, i cili është i paisur me Google Camera, nuk t’i jep mundësitë në fjalë, por të duhet të bësh download aplikacione të tjera për të kryer disa funksione.

Samsung kështë me Galaxy S9, ka realizuar një paketë të bollshme, për shumë përdorues. Ai madje është rezistent ndaj ujit kështu që nuk do na duhet më të shqetësohemi në çdo sekondë të ditës. Veçanërisht kur ndodhemi nëpër lokale dhe gota mund të derdhet.

Performanca është ajo që duhet nga një smartphone i rangut të tillë. Bashkë edhe me dizajnin e ëmbël, eksperienca e përgjithshme e Samsung S9, është goxha e mirë.

Si çdo produkt, shoqërohet edhe me mangësitë e saj, në pika të ndryshme. Por, e meriton të quhet premium me plotë kuptimin e fjalës.

Vlerësimi: 8.75/10!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0