Samsung dhuron për Qendrën e Shërbimeve Pro Pak në Tiranë dhe Fashatin e Fëmijëve SOS në Prishtinë
Përditësuar së fundmi: 31/12/2019

 Samsung dhuron për Qendrën e Shërbimeve Pro Pak në Tiranë dhe Fashatin e Fëmijëve SOS në Prishtinë

Share
nga Ornela Trupja
Dhj 31, 2019

Samsung Electronics prej 5 dekadash ka zënë pozicionin lider në tregun botëror, me synimin për të frymëzuar botën me produktet dhe teknologjitë e tij inovative që pasurojnë jetën e njerëzve. Megjithatë, gjigandi i teknologjisë është po aq i përkushtuar kundrejt përgjegjësisë sociale të korporatës dhe krijimit të një së ardhmeje më të mirë nëpërmjet kontributit social.

Për të përmbushur këtë mision të rangut global në Shqipëri dhe Kosovë dhe për të festuar përvjetorin e tij të 50, Samsung ndërmori disa nisma kontributi për Qëndrën e Shërbimeve Pro Pak të Down Syndrome Albania në Tiranë, dhe Fshatin SOS të Fëmijëve në Prishtinë në prag të festave të fundvitit.

Qendra Pro Pak në Tiranë i përkushtohet të drejtave dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara, duke ofruar shërbime profesionale që synojnë arritjen e potencialit maksimal të fëmijëve dhe integrimin e tyre në shoqëri. Ndërsa Fshati SOS i Fëmijëve në Kosovë, që nga viti 1999 është përkujdesur për reth 1500 fëmijë të braktisur dhe në nevojë. Fshati SOS i Fëmijëve në Prishtinë momentalisht ofron strehim, përkujdesje dhe edukim për mbi 500 fëmijë përmes 6 projekteve, si: SOS-Familja, Familjet e integruara në komunitet, Programi i Fuqizimit të Familjes, Shtëpia e Rinisë, Qendra për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm të fëmijëve “Dielli”, dhe  Kopshti i Fëmijëve.

Për të krijuar një atmosferë edhe më të ngrohtë festive, Samsung organizoi festa për fëmijët e këtyre institucioneve për t’i ofruar një ditë ndryshe, plot argëtim. Punonjës të Samsung në Tiranë përgatitën dhurata për 39 fëmijët e Qendrës Pro Pak, të cilat ua shpërndanë personalisht në ambjentet e qendrës, në një banket festiv me lojra dhe aktivitete të ndryshme gjithëpërfshirëse. Ndërsa në Fshatin SOS në Prishtinë, stafi i Samsung së bashku me animatorët dhe fëmijët, kaluan një ditë argëtuese me lojëra, këngë dhe kërcime.

Përpos kësaj, Samsung i dhuroi institucioneve në fjalë një sërë elektroshtëpiakesh si lavatriçe, fshesë me korent, pianurë, dhe pajisjesh dixhitale, si tabletë e televizora LED që i përkasin fjalës më të fundit të teknologjisë. Këto pajisje kontribojnë në një sërë funksionesh: përmirësojnë kushtet e institucioneve, gjurmojnë mbarëvajtjen e proceseve dhe lehtësojnë përkujdesjen dhe shërbimet për fëmijët e Fshatit SOS dhe Qendrës Pro Pak.

Përveç Shqipërisë dhe Kosovës, Samsung ka organizuar aktivitete të ngjashme në Serbi, Slloveni, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, duke dhuruar produkte premium për ata që kanë më shumë nevojë. Kështu, në përputhje me misionin e tij të biznesit, ai ka dhënë kontributin e tij për komunitetin lokal ku operon.

Lexo:  Samsung dhe MSC Cruises fitojnë çmimin e parë për projektin e brendshëm LED

“Që nga fillimi i tij, Samsung është përpjekur të shfrytëzojë teknologjinë dhe të përqendrojë burimet njerëzore në krijimin e produkteve dhe shërbimeve superiore, ndërsa punon me të tjerët për të përmirësuar jetën në nivel global dhe në komunitetet lokale. Kjo është arsyeja pse ne jemi tejet të kënaqur të ndihmojmë ata, të cilëve ndihma iu duhet më së shumti,”- tha Matthew Jinkyu Jeon, President i Samsung Adriatic.

Duke iu përmbajtur filozofisë së menaxhimit për krijimin e produkteve dhe shërbimeve superiore, Samsung angazhohet sistematkisht në një sërë aktivitetesh sociale që përfshijnë donacione, mbështetje për aktivitete kulturore dhe arsimore, dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore në rajone të pazhvilluara, në të gjithë 260 lokacionet e tij në rreth 70 vende, me qëllim që të kontribuojë në interesin e përbashkët publik. Mesazhi Frymëzo Botën, Krijo të Ardhmen është pjesë e vizionit të Samsung për vitin 2020, dhe tani na mbetet thjesht të pyesim veten se cila është arritja tjetër e gjigandit të IT që do të na frymëzojë.

Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.