Sa para na duhen për të qenë të lumtur?

Sa para na duhen për të qenë të lumtur?


Duhet të kesh të paktën disa të ardhura për të pasur mirëqenien e shumëkërkuar.

Marrim 3 njerëz. Të treja femra beqare 33 vjeç që jetojnë në SHBA. Njëra prej tyre ka një rrogë vjetore prej 40,000$, tjetra 120,000$ dhe e treta 200,000$. Cila mendoni se është më e lumtura prej tyre?

Sipas një studimi të bërë së fundmi, në fushën e kërkimit të lumturisë, dy femrat me fitimet më të larta janë më të lumtura me jetën e tyre, krahasuar me atë që fiton 40,000$.

Por, psikologët të cilët e kryen studimin kanë dalë në konkluzion se nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes asaj që fiton $200,000 dhe asaj që fiton $120,000. Kjo sepse të dyja kanë të ardhura të larta, të mjaftueshme për një jetë të mirë dhe të lumtur, siç e përcakton studimi.

Ndryshimi i vetëm midis të ardhurave është “pika e ngopjes”.

Studimi bazohet në një analizë të kënaqësisë nga jeta, të zhvilluar me mbi 1 milion njerëz pjesë e Gallup World Poll. Të anketuarëve në të gjithë botën iu kërkua të vlerësojnë jetën e tyre nga 0 në 10, ku 0 përfaqëson “një jetë të keqe” dhe 10 përfaqëson “një jetë shumë të mirë”.

Studiuesit analizuan marrdhënien mes pikëve dhe të ardhurave familjare. Ata zbuluan se në çdo rajon, duke marrë parasysh moshën, gjininë dhe statusin civil të një personi, njerëzit me të ardhura të larta janë më të lumtur. Por, gjithashtu zbuluan se ekziston një nivel i të ardhurave ku lumturia nuk rritet me më shtimin e parave.

Grafiku më poshtë tregon “pikën e ngopjes” për zona të ndryshme të botës.

Gjithashtu, studimi tregon se njerëzit e pasur kanë një tendencë të nënvlerësojnë lumturinë e tyre në krahasim me njerëzit më të varfër.

Megjithatë, psikologët e Universitetit Purdue dhe Universitetit të Virxhinias, nuk janë të parët që kanë studiuar se si të ardhurat lidhen me kënaqësinë në jetë.

Ky studim i ri është përmirësim i kërkimeve dhe studimeve të mëparshme, sepse të dhënat janë në gjendje të japin llogari për numrin e njerëzve në një familje, ka numra më të hollësishëm të të ardhurave dhe përfshin përgjigje nga shumë vende të tjera.

/Quartz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0