Sa mln € shpenzuan tifozët kuqezi për ndeshjen Shqipëri-Itali? - Business Magazine Albania

Sa mln € shpenzuan tifozët kuqezi për ndeshjen Shqipëri-Itali?

“Shqiptarët mendohet që kanë shpenzuar 18 milionë Euro në 1 ditë të vetme në 15 Qershor në Dortmund të Gjermanisë për ndeshjen Itali-Shqipëri”, kështu është shprehur gazetari Blendi Fevziu në një postim në rrjetin social “Instagram”.

Megjithatë, Fevziu shprehet se mendohet që të pranishëm në Dortmund kanë qenë rreth 80 mijë tifozë shqiptarë në mbështetje të Kombëtares, që e çon në këtë mënyrë shifrën e shpenzimeve në rreth 28 milionë Euro.

Ndërkohë, tifozët italianë, të cilët kanë qenë dukshëm më të pakët në numër, mendohet të kenë shpenzuar 7.5 milionë Euro më 15 Qershor në Dortmund.

Blendi Fevziu: Shqiptarët mendohet që kanë shpenzuar midis 18 dhe 28 milionë Euro në 1 ditë të vetme në 15 Qershor në Dortmund të Gjermanisë për ndeshjen Itali-Shqipëri. Rreth 51 mijë shqiptarë janë regjistruar në Dortmund për ndeshjen dhe me një shpenzim prej 350 Eurosh që konsiderohet si shpenzimi mesatar ditor i një tifozi në Euro 2024, mendohet që të kenë shpenzuar rreth 18 milionë Euro, kundrejt 7.5 milionë Euro të italianëve, të cilët kanë qenë dukshëm inferiorë në numër në Dortmund.

Por sipas policisë gjermane, numri i tifozëve shqiptarë në stadium dhe në qytet i ka kaluar të 80 mijë vetët që e çon shifrën e shpenzimit, duke i shumëzuar me 350 Euro, mbi 28 milionë Euro. Natyrisht që në këtë shpenzim nuk përfshihet bileta e stadiumit, nuk përfshihet transporti nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet evropiane drejt Dortmundit. Pra në një ditë të vetme, shqiptarët mund të kenë shpenzuar deri në 28, ndoshta dhe më shumë milionë Euro për ndeshjen Itali-Shqipëri. tvklan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0