Rutina 30 minutëshe e mëngjesit për një ditë pa stres

Rutina 30 minutëshe e mëngjesit për një ditë pa stres

Rutina 30 minutëshe

Rutina e mëngjesit mund të jetë një sfidë më vete, madje edhe për ata që e konsiderojnë veten “njerëz mëngjesi”. Nëse përballeni me një orar të ngjeshur dhe/ose kujdeseni për familjen, mëngjesi mund të jetë i lodhshëm. Prandaj është e rëndësishme të paturit një rutinë që ka për qëllim t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të përgatiteni për ditën që ju pret. Ekspertët e shëndetit dhe psikologët këshillojnë teknikën 30-minutëshe.

2 minutat e para
Minutat e para kur zgjoheni kanë shumë rëndësi, pasi me gjasë aty përcaktoni edhe gjendjen me të cilën do të nisni ditën. Mendimet e para duhet të jenë diçka si: Jam i/e lumtur, ndihem shumë mirë, më pret suksesi, etj. Këto mendime mund të mos ju vijnë automatikisht në mëngjes, kështu që përpiquni t’i përsërisni para se të flini.

Lexoni: Një pushim i mirë nuk është luks

5 minuta: Teknikat e mendjes dhe frymëmarrja e thellë
Zbatoni teknika që ju “pastrojnë” mendjen, të cilat mund të jenë formë e meditimit ose lutjes. Këto forma ju ndihmojnë që ta nisni ditën më mbarë. Ushtrimet e frymëmarrjes janë gjithashtu të këshillueshme për qetësinë. Teksa qëndroni shtrirë në shtrat, merrni frymë thellë përmes hundës, mbajeni për pesë sekonda dhe nxirreni jashtë përmes gojës.

5 minuta: Ditar
Dëshira për të kapur telefonin ose laptopin është ndoshta më e fuqishme, por prisni pak. Ekspertët sugjerojnë mbajtjen e një “ditari” ku të shkruani diçka pozitive. Disa studime sugjerojnë që kjo praktikë është e dobishme për integrimin e trurit sepse ndihmon në integrimin e pjesëve të tij, të cilat përfshijnë aftësi gjuhësore dhe krijuese, duke rritur kreativitetin për pjesën tjetër të ditës. Të shkruarit e diçkaje pozitive – siç janë tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës ose një qëllim pozitiv për ditën – mund të ndihmojë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Nëse të shkruarit nuk është për ju, mund të provoni të dëgjoni muzikë që ju bën të ndiheni mirë.

5 minuta: Shkruani detyra thelbësore për ditën
Të paturit një listë me detyra na ndihmon që të përcaktojmë planin e punës, të merremi me gjërat thelbësore pa qenë nevoja që të ndihemi të mbingarkuar.

Lexoni: Çfarë zgjidhni: frikë apo kënaqësi?

10 minuta: Koha për familjen (dhe/ose kafshët)
Pas 17 minutave që i keni kushtuar vetes, keni 10 minuta kohë për familjen. Disa prindër mund të hasin vështirësi këtu, sidomos ata me fëmijë të vegjël, por për prindërit e adoleshentëve kjo kohë është mëse e mjaftueshme.

Ju mbeten disa minuta ekstra? Tani mund ta përdorni telefonin.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0