Rruga Milot-Balldre kushton mbi 161 milionë euro - Business Magazine Albania

Rruga Milot-Balldre kushton mbi 161 milionë euro


Ndërtimi i autostradës Milot-Balldren së bashku me mirëmbajtjen për 13 vite pritet, të kushtojë 161.5 milionë euro. Kontratën e Partneritetit Publik Privat e ka fituar kompania “A.N.K SHPK”. sipas Agjensisë së Prokurimit Publik. Kompania  kishte fituar më parë një bonus prej 8.5 pikë nga Qeveria për studimin teknik e financiar, të propozimit të pakërkuar.

Milot-Balldre ka gjatësi 18 km. Në projekt parashikohet ndërtimi i dy urave te mëdha mbi lumin Mat dhe Drin dhe një tunel.

Rruga është diskutuar për koston e lartë, ndërsa Qeveria pretendon se ajo do të jetë me vlerë për zhvillimin e zonës bregdetare dhe lidhjen e transportit me Malin e Zi.

Kompania “A.N.K SHPK”, ka ndërkohë në CV-në e saj edhe kontratat të tjera publike. 5 kontratat e nënshkruara dy vitet e fundit mes saj dhe qeverisë, kapin vlerën e 7 milionë eurove.

Lexo: Ja rrugët që pritet të përmbyllen brenda 4 vitesh, sipas Ministrit të Infrastrukturës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0