Rritja ekonomike më pak se 3%. Banka Botërore fton qeverinë të monitorojë PPP-të - Business Magazine Albania

Rritja ekonomike më pak se 3%. Banka Botërore fton qeverinë të monitorojë PPP-të


Rritja ekonomike e vendit këtë vit pritet të jetë më pak se 3%, sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore. Sipas Raportit Ekonomik për rajonin e Ballkanit, ritmet e rritjes ekonomike kanë rënë, ndikuar kryesisht nga thatësirat në verë dhe rrjedhimisht ulja e prodhimit të energjisë elektrike.

Ngadalësimi ekonomik është një fenomen mbarë rajonal, sipas studimit, ndërsa pritshmëritë për një periudhë afatmesme janë më optimiste, falë rritjes së kërkesësës së brendshme.

Rritja mesatare vjetore parashikohet të jetë 3.5%, Por Banka Botërore paralajmëron hapat që duhen ndërmarrë për t’u bërë ballë rreziqeve të mundshme. Vitet e ardhshme, rajoni dhe Shqipëria mund të preket nga ulja e ekonomisë në nivel global. Dobësitë e tregjeve europiane kryesisht, ndikojnë në uljen e eksporteve tona në këtë drejtim. Ndaj institucioneve publike u kërkohet të sigurojnë një sistem fiskal të konsoliduar dhe të jenë më efikasë në shpenzimet publike.

Për Bankën Botërore, ashtu si edhe për ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, projektet e partneritetit publik privat (PPP) kanë shtuar rreziqet në ekonomi.

Lexo njoftimin e Bankës Botërore  

Bie papunësia, por ngadalësohet rritja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Aktiviteti ekonomik në Ballkanin Perëndimor po ngadalësohet pasi investimet dhe eksportet kanë vijuar të zbehen në të gjashtë vendet e rajonit. Sipas Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Pasiguri në Rritje, ritmi i rritjes ekonomike në vitin 2019 vlerësohet të ngadalësohet në 3.2%, nga 3.9% që ishte në 2018. Ndërsa ritmet e rritje në Maqedoninë e Veriut u përshpejtuan në 2019 pas një ngadalësimi të ndjeshëm, dhe rritjes së fortë me 4 përqind në Kosovë – të gjitha vendet e tjera të rajonit po përjetojnë ngadalësim të rritjes ekonomike krahasuar me një vit më parë. Ndonëse ekonomia rajonale pritet të ketë normë pozitive të rritjes gjatë periudhës 2020-2021, ajo do të jetë disi më e ulët se norma e rritjes së vitit 2018, që ishte më e larta në 10 vitet e fundit.

Ritmet e rritjes ekonomike, 2017-21(parashkim), në përqindje

  2017 2018 2019e 2020f 2021f
Shqipëria 3.8 4.1 2.9 3.4 3.6
Bosnja dhe Hercegovina 3.2 3.6 3.1 3.4 3.9
Kosova 4.2 3.8 4.0 4.2 4.1
Maqedonia e Veriut 0.2 2.7 3.1 3.2 3.3
Mali i Zi 4.7 4.9 3.0 2.8 2.7
Serbia 2.0 4.2 3.3 3.9 4.0
Ballkani Perëndimor 2.6 3.9 3.2 3.6 3.8
BE28 2.5 2.0 1.4 1.3 1.4

Burimi: Vlerësime të Bankës Botërore

“Vijueshmëria e rritjes ekonomike në rajon po ndihmon krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së femrave në forcën e punës dhe po ndihmon frenimin e emigracionit,” shprehet Linda Van Gelder, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“Sidoqoftë, grumbullimi i reve mbi ekonomitë e rajonit evidenton nevojën për rritjen nga politikëbërësit të konkurrueshmërisë së ekonomive, efiçencës dhe efikasitetit të shpenzimeve publike si dhe adresimin prej tyre të disbalancave fiskale në rritje, në mënyrë që të mbështeten në këto suksese dhe të nxisin rritjen e qëndrueshme ekonomike.”

Pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike, papunësia ka vijuar të ulet – duke shënuar vlerat më të ulëta historike.  Deri në qershor 2019, në rajon ishin krijuar 150,000 vende pune më shumë se një vit më parë. Kjo ecuri përfshin gjithashtu krijmin e 43,000 vendeve të punës për të rinjtë, ku rreth gjysma e tyre u krijuan vetëm në Shqipëri. Pavarësisht gjithë këtyre zhvillimeve ekonomike pozitive, rezulton se vetëm 44% e popullsisë në moshë pune ka aktualisht një punë. Pasiviteti në tregun e punës vijon të mbetet i lartë në nivelin 48%  dhe zgjerimi i pabarazive ndërrajonale në rezultatet e tregut të punës është shqetësues. Pasiviteti në tregun e punës ka pësuar rritje gjatë vitit 2019 si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje-Hercegovinë, çka tregon se numri i njerëzve që kanë lënë punën është më i lartë se i atyre që kanë gjetur punë.

Bazuar në evidentimin e rritjes së pasigurive për ekonomitë e rajonit, raporti bën thirrje për një përmirësim të shpejtë të shpenzimeve publike dhe konkurrueshmërisë së ekonomive. Forcimi i kontrollit të shpenzimeve publike për paga, reduktimi i shpenzimeve tatimore dhe përmirësimi i programeve të përkrahjes sociale mund të çojnë në rritje të investimeve publike, më shumë barazi  dhe krijimin e amortizuesve fiskalë për zbutjen e rreziqeve në rritje në rajon.

Raporti i plotë mund të gjendet në https://www.worldbank.org/en/region/eca/publication/ western-balkans-regular-economic-report

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0