Rritet me 12.7% çmimin e energjisë për disa biznese - Business Magazine Albania

Rritet me 12.7% çmimin e energjisë për disa biznese


Kjo tarifë është 12.7 për qind më e lartë se çmimi i energjisë për biznese prej 11 lekë për kilovatorë i miratuar me vendimin e dhjetorit 2014 dhe është e vlefshme deri në fund të këtij viti. Gjithsesi, kjo tarifë është më e ulët se çmimi 14 lekë për kilovat orë që OSHEE ka faturuar deri tani bizneset që furnizohen nga tensioni i mesëm, por që faturohen për tension të ulët.Prej mëse një viti, kjo diferencë në faturim ishte bërë burim konflikti mes bizneseve dhe OSHEE, teksa shumë sipërmarrje kishin hedhur në gjyq OSHEE për faturim më të lartë se tarifa e vendosur nga ERE prej 11 lekë për kilovat orë.

Në vendimin e fundit, ERE ka zgjedhur një çmim të ndërmjetëm për faturimin e kësaj kategorie të biznesit duke dhënë një tarifë 1.6 lekë më të ulët se sa faturon OSHEE dhe 1.2 lekë më shumë për kilovatorë se sa kishte miratuar ERE me vendimin e fillim vitit 2015. Por bizneset ( fabrika mielli, linjat e agropërpunimit, fasonët) të cilët kanë energjisë si lëndë të parë për aktivitetin e tyre thonë se edhe tarifa e re e ERE-se prej 12.4 lekësh është sërish 34 % më e lartë krahasuar me çmimin e energjisë që këto biznese paguanin para dy vitesh para se të tarifat e energjisë të rriteshin për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Alban Zusi një biznesmen në sektorin e agropërpunimit tha se, çmimet e energjisë aktualisht zënë pjesën më të madhe te kostos së aktivitetit të tyre. Para dy vitesh tha ai çmimi i energjisë që paguante ishte 9 lekë për kilovatorë, ndërsa me ndryshimin e vitit 2015 çmimi u vu 11 lekë. Zusi tha se OSHE ka mbifaturuar rregullisht me 14 lekë për kilvatorë pa TVSH ( gjithsej 16 lekë) ato biznese që furnizohen nga tensioni i mesëm, por që faturohen për tension të ulët duke bërë që kosto të rritej për me 27 për një vit. Zusi tha se pas vendimit të ERE për tarifën 12.4 lekë, OSSHE duhet të kompensojë bizneset që janë faturuar për 1 vit e gjysmë me 14 lekë.

Si lindi mbifaturimi?

OSHEE ka kategorizuar në 2015-n shumë biznese si klientë që furnizohen nga Tensioni i Ulët (TU) pika e matjes, ndërkohë që faktikisht furnizohen nga Tensioni i Mesëm (TM) pika e lidhjes. Nga llogaritjet e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ndërmarrjet kanë paguar tepër si rrjedhojë e mbi faturimit rreth 11 milionë euro në vetëm tre muaj (shkurt prill 2015), si rrjedhojë e krijimit të një grupi të ri konsumatorësh dhe rritjes së çmimit mesatar të shitjes së energjisë.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë të drejtë bizneseve dhe pretendon se operatori OSHEE duhet të bëjë faturimet sipas Tensionit të Mesëm, dhe më pas të kompensohen humbjet që do të rezultojnë nga përllogaritjet përkatëse. Pas disa seancave dëgjimore ERE ka konstatuar se konsumatorët e mbifaturuar kanë të përbashkët faktin që janë të lidhur në tension të mesëm, ndërkohë që pika e matjes është pas transformimit, pra në tension të ulët. Për shkak të mospërputhejs së pikës së lidhjes me pikën e matjes, OSHEE i shkaktohet një humbje ekuivalente me humbjet në pikën e transformimit për të cilën është përgjegjës kjo kategori konsumatorësh.

Por ERE thekson se ky fakt nuk përbën argument që OSHEE të faturojë këta konsumatorë me tarifat e TU.

OSHEE nga ana sa pretendon se bazuar në kontratën e furnizimit, Kodi i Matjes përkufizon se pika e lidhjes është vendi fizik ku realizohet lidhja e përdoruesit/konsumatorit me sistemin e shpërndarjes dhe ku është realizuar pika e lidhjes dhe ku sistemi i matjes plotëson të gjitha kushtet teknike dhe të saktësisë sipas këtij Kodi.

”Operatori i Shpërndarjes së Energjisë” i sqaron bizneset se pajisjet e sistemit të matjes duhet të jenë të instaluara në çdo matje (kur matja kryhet në TM) të sigurt dhe të vendosura në ambiente të veçanta apo në vende ku mund të lexohen qartë dhe lehtësisht të kontrollueshëm nga përfaqësues të autorizuar nga Furnizuesi.

Zgjidhja e vetme që jep OSHEE është që biznesi për të kaluar në tarifimin në tensionin e mesëm duhet të realizojë spostimin e sistemit të matjes nga tensioni i ulët në tensionin e mesëm dhe përballimi i masës së investimit do të realizohet nga konsumatorët jofamiljarë, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat teknike të OSHEE, kodit të matjes, kodit të shpërndarjes dhe rregullores së pikës së lidhjes.

/ACP.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0