Rrisni financimin në sektorët potencialë. Mesazhi i Guvernatorit Sejko në 20 vjetorin e Shoqatës së Bankave » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 15/05/2019

Rrisni financimin në sektorët potencialë. Mesazhi i Guvernatorit Sejko në 20 vjetorin e Shoqatës së Bankave

Share
nga Admin
Maj 15, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u kërkoi bankave të rrisin nivelin e kreditimit gjatë fjalës së mbajtur në 20-vjetorin e krijimit të Shoqatës së Bankave.

Sipas guvernatorit, ulja e kredive të këqija dhe niveli i lartë i likuiditetit që bankat kanë në dispozicion, duhet të reflektohet në kredi për sipërmarrjen dhe familjet.

“Sektori bankar duhet të përmbushë më mirë rolin e tij të ndërmjetësuesit të fondeve në ekonomi. Përmirësimi i treguesve të shëndetit, reduktimi i rrezikut të kredisë dhe konsolidimi i sektorit bankar, duhet t’i hapin rrugë një përqasjeje më aktive të bankave në kredidhënie. Potenciali financiar i vendit duhet të pasqyrohet më mirë në kreditimin e bizneseve dhe familjeve shqiptare”, tha Sejko.

Guvernatori kërkoi gjithashtu që bankat të përpiqen t’i alokojnë fondet në sektorët më produktivë dhe sektorët që paraqesin më shumë potenciale zhvillimi afatgjatë.

Lexo: Prej vitesh rreth një e treta e popullsisë shqiptare ka kredi

Nisur nga politikat nxitëse dhe zhvillimet në sektorin privat të fundi, turizmi dhe teknologjia e informacionit duket më dinamikë, krahas shumë sektorëve të tjerë në shërbime.

Këtë vit të dhënat tregojnë se ka një rritje të lehtë të financimit, por, kreditimi i sipërmarrjes është në rënie prej rreth 5 vitesh.

 



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00