Rreth 1% e kompanive në vend japin gjysmën e kontributit privat në ekonomi - Business Magazine Albania

Rreth 1% e kompanive në vend japin gjysmën e kontributit privat në ekonomi


Nëse kompanitë me më pak se 5 të punësuar mbajnë familjet e tyre, kompanitë me më shumë se 50 të punësuar, janë ato që japin kontributin më të madh në ekonomi.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Instituti i Statistikave nga Anketa e fundit e Ndërmarrjeve, rezulton se kompanitë me 50 të punësuar japin gati gjysmën e kontributit privat në ekonomi edhe pse ato zënë përbëjnë vetëm 1.2% të bizneseve në kompani. Ato kanë bërë gati 49 % të shitjeve neto, kanë mbi 42 % të të punësuarve gjithsej dhe 60,5 % të investimeve.

Tek këto kompani ka patur ristrukturim dhe zhvillime pozitive përsa i përket efektivitetit. Numri i kompanive prodhuese është ulur 1% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që të punësuarit janë rritur mbi 4%. Shitjet neto janë rritur me 8,6 %, ndërsa investimet u ulën me 7,6 %.

Në sektorin e prodhimit, kompanitë e mëdha zënë peshë më të madhe. Ato janë sa 5% e kompanive prodhuese gjithsej.

Sipas Anketës, “Gjatë vitit 2018, ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar zunë 5,3 % të ndërmarrjeve prodhuese të të mirave dhe realizuan 67,1 % të shitjeve neto. Numri i të punësuarve në këtë grup zuri 64,0 % të të punësuarve në prodhuesit e të mirave, ndërsa investimet arritën vlerën 108 miliardë lekë dhe përbëjnë 72,9 % të investimeve të prodhuesve të të mirave”.

Vitin e kaluar, 69% e ndërmarrjeve në total kishin 1-4 të punësuar, sipas Institutit të Statistikave.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0