Rregulli i thjeshtë për ta bërë shefin të thotë “po”


Është një ekperiencë e provuar. Beth Comstock mësoi si të merrte miratimin e shefit me një strategji të vogël. Kujdes! Kërkon shumë këmbëngulje.

E ka quajtur “Rregulli 3 herë” dhe ja si funksionon.

*Elizabeth “Beth” Comstock është një drejtuese e biznesit amerikan. Ajo është ish zëvendës kryetare e General Electric. Drejtoi për disa kohë GE Business Innovations, ku zhvilloi biznese të reja, tregje dhe modele të shërbimit; nxiti vlerën e markës dhe partnerët për të rritur kulturën krijuese të GE-së.

“Unë shkoja të paktën tre herë me një ide. Kjo kërkon shumë vetëbesim. Por vetëm sepse dikush ju thotë “jo”, pse mos të ktheheni sërish dhe të merrni informacion?

Ju ndoshta keni më shumë kapacitet dhe leje sesa mendoni. Dhe unë ju sfidojë, sepse kam dëgjuar shumë njerëz të bezdisshëm në punën time (të gjithë i kemi vërdallë) të cilët më thonë “Shefi nuk do pranojë,” “Nuk ka mjaftueshëm para,” apo “Më mirë mos u merr”. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Provoni gjëra të vogëla, thotë ajo. Shkoni sërish te shefi dhe i thonë “Shiko çfarë bëra. Funksionon, a mund të paguhem për të bërë më shumë punë të tilla?

Shumë njerëz stepen dhe ndjekin një ideologji frike të gabuar. Nëse punoni fort, ju bëheni më i mirë dhe kështu kontribuoni në rritjen tuaj dhe ndryshimin e kompanisë, sado i vogël qoftë ai.

Herën e parë, ideja juaj ndoshta nuk është gati. Ju nuk jeni gati. Por unë jam një njeri me besim të madh. Përgjigjia “jo”që merrni shpesh është thjesht një “jo, akoma”. Këmbëngulni, rikthehuni sërish e sërish, nëse besoni vërtet tek ajo që doni.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale