Richard Branson tregon sekretin e suksesit të Virgin Atlantic - Business Magazine Albania

Richard Branson tregon sekretin e suksesit të Virgin Atlantic


Nëse menduat se është motivimi, ju keni menduar gabim.

Çfarë emocioni i nxit njerëzit të nisin kompani të suksesshme? Nuk është frymëzimi, pasioni apo vetëbesimi. Sipas Richard Branson, themeluesi 68 vjeçar i Virgin Group që kontrollon rreth 400 kompani, ndjenja që ju nevojitet është: Zhgënjimi.

“Ju shpesh shikoni mundësitë nga zhgënjimet personale,” u tha Branson audiencës në Samitin e Qualtrics X4 Experience Management. Për të ilustruar, ai shpjegoi se si Virgin Atlantic nisi. “Isha 28 vjeç në Porto Riko, duke u përpjekur të shkoja në Ishujt Virgin dhe piloti njoftoi se duhej të prisnim deri të nesërmen.” Pse? Thjesht sepse fluturimi nuk kishte pasagjerë të mjaftueshëm dhe në këtë mënyrë u anulua.

Lexoni: DËSHTIMET QË E NDIHMUAN RICHARD BRANSON TË BËHET NJË MULTIMILIARDER

Kjo e la Branson një klient shumë të pakënaqur. “Një zonjë e bukur ishte duke më pritur dhe duhet të prisja deri ditën tjetër për ta takuar,” kujton ai. Kishte vetëm një alternativë – të merrja me qira një aeroplan. Sot Branson është një miliarder, por në atë kohë, Virgin Records ishte ende duke u themeluar, që kishte nënshkruar kontrata me disa artistë pak të njohur, siç ishin Sex Pistols. Sipas disa raporteve, Branson nuk kishte të holla të mjaftueshme për të marrë me qira një avion. Por, siç i tha audiencës, “Një nga frazat e mia të preferuara është, ‘në djall le të vejë, le të bëjmë këtë!’”

Natyrisht, ‘në djall le të vejë, le të bëjmë këtë!’, ka bërë që Branson të kalojë në disa situata të rrezikshme, për shembull kur ai u përpoq të kalonte Paqësorin me një balonë dhe u plagos në Antarktidë në vend që të shkonte në Los Angeles (pothuajse vdiq) ose kur ai u plagos rëndë në një aksident me biçikleta, ndërsa po stërvitej për Virgin Strive Challenge të vitit 2016.

Në këtë rast, ‘në djall le të vejë, le të bëjmë këtë!’, e udhëhoqi të riun Branson të merrte avionin në mënyrë që të mund të shkonte tek e dashura e tij. Sapo ai ishte mori avionin shkroi në një tabelë të zezë “Virgin Airlines, udhëtim për vajtje në Ishujt Virgin, 39$” dhe të gjithë udhëtarët që u ishte anuluar fluturimi shkuan me të. “Dhe kështu unë mbusha aeroplanin tim të parë,” tha ai.

Lexoni: Richard Branson këshillon sipërmarrësit e rinj: “Just Do It”

Një kompani regjistrimi dhe një linjë ajrore?

Shumë njerëz do ta kishin lënë me aq, veçanërisht ndërsa ata tashmë do të ishin të zënë duke krijuar atë që do të bëhej shtëpia e regjistrimit më e madhe në botë. Në të vërtetë, shumica e VC-ve dhe ekspertët e sipërmarrjes do të kishin këshilluar Branson të rrinte me atë që ai dinte ta bënte më mirë, por pasi e mbushi atë avion me pasagjerë, Branson filloi të mendonte për kaosin në të cilin udhëtimi ajror ishte. Në ato kohë, linjave ajrore nuk u interesonin shumë që të përmbushnin nevojat e udhëtarëve dhe ata në mënyrë të vazhdueshme shisnin më shumë bileta dhe më pas ua anullonin ato personave që i blinin.

Branson ishte i sigurtë se mund të bënte më mirë se kaq. Pra – ‘në djall le të vejë, le të bëjmë këtë!’ – ai vendosi të blinte një aeroplan dhe t’i jepte vetes një mundësi. Ai i telefonoi një ekzekutivi të Boeing dhe i tha: “Unë jam Richard Branson, a do të më shesësh një 747?”

“Ai i tha, ‘Kush je ti?'”, kujton Branson.
“I Thashë, ‘Jam nga Virgin Records dhe Sex Pistols’”.
“Ai tha:” Për sa kohë që nuk e quan Virgin, sepse njerëzit do të kujtojnë se rruga juaj ajrore nuk do t’i çojë në destinacion”.

Sigurisht, Branson e quajti Virgin linjën  e tij ajrore dhe pjesa tjetër është histori. Linja ajrore u diferencua duke vënë ekranet në pjesën e pasme të sediljeve përpara se ndonjë linjë tjetër ta bënte dhe krijoi baret brenda avionit. Kur British Airways u përpoq të mashtronte pasagjerët duke u thënë se fluturimet e Virgin ishin anuluar, Branson i paditi për shpifje dhe fitoi 945.000 dollarë, që më pas ua shpërndau punonjësve të kompanisë ajrore. Thuhet se ky shpërblim u njoh si “bonus BA për Krishtlindje”.

“Një biznes është një grup njerëzish,” shpjegoi ai. “Ju mund të keni pesë kompani ajrore dhe të gjithë kanë aeroplanë 747, por ajo që do t’i dallojë janë njërëzit. Pra ne bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që të kemi grupin më të lumtur të personave që punojnë për ne”.

Lexoni: 11 Thënie frymëzuese nga Richard Branson

Çfarë zhgënjimesh e frymëzojnë Branson tani që të marrë në konsideratë fillimin e kompanive të reja? Epo, është udhëtimi hekurudhor, i cili lë shumë për të dëshiruar. Dhe pastaj është lundrimi me anije. Branson është një udhëtar i zhurmshëm. “Unë kurrë nuk do të ëndërroj të shkoj në një udhëtim në det me anijet e zakonshme,” tha ai. Dhe aty nisi ideja për të krijuar llojin e anijeve, me të cilën ai dhe miqtë e tij do të donin të lundronin. Rezultati i këtij mendimi është Virgin Voyages, kompania ka fjalën “Cruises” në faqen e saj të internetit. Ajo premton “jo fëmijë, jo bufe dhe jo kufij”. Udhëtimet e saj të para janë planifikuar për në pranverën e vitit 2020. Kush e di se çfarë do të bëjë zhgënjimi për Branson në vitet në vazhdim?

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0