Richard Branson: “Të kesh një ide dhe të jesh një sipërmarrës janë dy gjëra të ndryshme”


Shumë njerëz kanë ide të mira, por jo gjithkush bëhet një sipërmarrës.

Shpesh më pyesin nëse ekziston një mënyrë e duhur për të kuptuar nëse ideja juaj është e mirë . Kam përmbledhur një udhëzues të shpejtë për ata janë në dilema rreth idesë së tyre.

  1. Vlerësoni idenë tuaj

OK, ju keni një ide. Tani çfarë? Idetë e mira të biznesit janë me shumicë dhe nuk ia vlen të ndiqen të gjitha.

Pyeteni veten: A e kam bërë vlerësimin e duhur për ta ngritur idenë time në nivelin e ardhshëm? A e zgjidh ideja ime një problem? A e përmbush një nevojë? A është unike? A është bërë më parë?

Shkruani përgjigjet tuaja, pastaj kritikoni ato sa më mirë që mundeni. Idetë më të mira janë ato që mund të përballojnë analiza të rënda kritike. Nëse nuk mund ta bëni këtë vetëm – gjë që ndodh gjithmonë – atëherë prezantoni idenë tuaj te dikush që i besoni dhe kërkoni mendimin e tyre.

  1. Planifikoni të ardhmen

Le të supozojmë se ju keni një produkt apo shërbim të jashtëzakonshëm që i plotëson të gjitha kriteret e përshkruara më sipër. Mirë për ty. Tani është koha për të bërë planin.

Pyetni veten: Çfarë duhet të bëj për ta bërë këtë ide një realitet? A kam bërë një plan biznesi? Sa kapital më duhet? A kam kërkuar partnerë dhe investitorë të mundshëm?

Në këtë pikë mund të kërkoni një mentor nëse nuk e keni një të tillë – një veteran biznesi, i cili mund t’ju drejtojë në rrugën e duhur dhe t’ju paralajmërojë për grackat e mundshme. Unë ende mbështetem në këshillat e të tjerëve, edhe pse jam sipërmarrës për më shumë se pesë dekada. Në fund të fundit, pa këshillat që kam marrë nga disa mentorë të mëdhenj, Virgin mund të ishte ende një dyqan i vogël diku në Londër.

  1. Analizoni rreziqet

Ke një ide dhe tani ke një plan. Shumë mirë. Tani le të flasim për ju.

Nëse ndiheni i pasigurt për hapat tuaj të ardhshëm, pyetni veten: A është më e rëndësishme të vazhdoj me stilin tim aktual të jetesës apo të kem një fillim të ri?

E shikoni, ndërmarrja e rreziqeve është gjithçka në sipërmarrje. Nëse familja juaj varet nga të ardhurat tuaja, është përgjegjësia juaj të mendoni me shumë kujdes.

Nëse përgjigjja juaj është akoma një “Po”, pasi ju keni peshuar të gjitha rreziqet, atëherë jeni gati për t’ia filluar.

  1. Filloni

Faza e ardhshme duhet të jetë e thjeshtë: Hidheni hapin e parë. Ju mund të filloni me pak – por sigurohuni që të keni ambicie të mëdha. Shumë biznese fillojnë si një projekt anësor derisa të zhvillohen.

  1. Gjithmonë kini besim

Çelësi i suksesit është angazhimi dhe përqendrimi i palëkundur. Ju do të bëni gabime kur nisni produktin ose shërbimin tuaj – shumë madje. Nëse nuk vazhdoni të besoni në veten tuaj, e gjithë ndërmarrja juaj do të vihet në dyshim.

Në rastin tim, kur ekipi ynë filloi Virgin Atlantic me vetëm një aeroplan dhe pak njohuri për biznesin ajror, ne konkurruam të vetëm kundër kompanive të mëdha që ishin gati të na varrosnin. Askush nuk do të na kishte fajësuar nëse do të dorëzoheshim dhe të ktheheshim në biznesin e muzikës. Megjithatë ne pamë potencial të madh në reformimin e udhëtimit ajror nëpërmjet shërbimit të lartë dhe inovacionit. Pra, ne nuk u ndalëm dhe jemi ende të fortë pas tri dekadash. Gjithçka ka të bëjë me pasionin.

Shpresoj që këto këshilla t’ju ndihmojnë gjatë udhëtimit tuaj në sipërmarrje.

Virgin.com

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale