Rezilienca ndaj COVID-19? Tre Biznese Shqiptare merren si Shembull për Europën Juglindore në buletinin Zviceran Mosaic

Rezilienca ndaj COVID-19? Tre Biznese Shqiptare merren si Shembull për Europën Juglindore në buletinin Zviceran Mosaic

COVID-19

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 ka nxjerrë në dritë ndërlidhjet globale dhe brishtësinë e sistemeve tona – shëndetësore, ekonomike, qeverisëse dhe sociale. Ajo ka ekspozuar edhe brishtësinë e disa arritjeve të bëra nga sektori i bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim. Por, çfarë e përcakton nëse impakti i mbijeton me sukses goditjeve apo nëse zhduket?

Me përhapjen e pandemisë COVID-19, termi ‘reziliencë- aftësi ripërtëritëse’ është shfaqur si një fjalë e ‘madhe’ në rradhët e politikëbërësve, studiuesve dhe profesionistëve të zhvillimit. Megjithë popullaritetin e tij, ky koncept, zbatimi i tij në kontekstin e pandemisë dhe ndikimi i tij i pashembullt tek sistemet nuk janë kuptuar ashtu siç duhet.

Hulumtimet flasin për katër lloje të reziliencës së sistemeve. Lloji i parë është rikuperimi. Kur goditet nga kriza, sistemi kërkon të ruajë  gjendjen e tij ekzistuese (status quo-në) dhe përpiqet të kthehet dhe të rikuperojë ekuilibrin e mëparshëm pa përshtatje. Është gjithashtu e mundur që një sistem të përthithë goditjet nga kriza dhe të arrijë të menaxhojë stabilitet përmes kapacitetit të tij për të parandaluar, zbutur dhe rikuperuar. Kjo strategji e ka origjinën nga rezilienca ekologjike. Lloji i tretë është bashkëjetesa. Si pjesë e reziliencës evolucionare, ajo nënkupton të jetuarit  në një botë komplekse dhe vazhdimisht në ndryshim. Si lloji i katërt i reziliencës, një sistem mundet edhe të mësojë, përshtatet dhe të përtërihet në kontekstin e ndërveprimeve dinamike brenda sistemit pa u rikthyer domosdoshmërisht në gjendjen e mëparshme.

Në artikullin e fundit në buletinin Mosaic të publikuar nga ekipi për Evropën Juglindore i Helvetas Swiss Intercooperation, të titulluar A mundet Bashkëpunimi për Zhvillim të jetë rezilient në kriza të mëdha? Vetëm duke eksploruar të panjohurën.”, Admir Malaj, Zenebe B. Uraguchi, Edlira Muedini analizojnë konceptin, kontekstin dhe japin shembuj të reziliencës në sektorin privat.

Si funksion në praktikë?

Dëshirojmë të ndajmë me ju disa shembuj të inovacionit dhe përshtatjes në praktikë – nga Shqipëria në kohën e COVID-19.

Rezilienca në sektorin e zhvillimit dhe organizatave ndërkombëtare lidhur me impaktin e punës që ato kanë në komunitete është një tjetër element i rëndësishëm për vendet si Shqipëria, ku operojnë donatorë të ndryshëm. Një prej tyre është dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) nëpërmjet projektit per punësimin e të rinjve RisiAlbania që zbatohet nga Helvetas Swiss intercooperation dhe Partners Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë..

I pyetur në lidhje me mënyrën e reagimit ndaj krizës, deklarata e dhënë nga Ylli Sula, pronari dhe Drejtori Ekzekutiv i shërbimit të rekrutimit “Profesionisti” dhe Akademisë së Trajnimeve “Unipro Ballkan” është “Unë e kam mbajtur të gjithë stafin tim”- thotë z. Sula.

Si mundën t’i rezistonin krizës kompanitë e tij? Një nga strategjitë kishte të bënte me diversifikimin e klientelës së tyre duke adresuar për shërbimet e tyre kompani më të mëdha që janë më rezistente  ndaj krizave siç është pandemia. Për shembull, numri i individëve që blinin trajnimet online tek Unipro u ul gjatë pandemisë, për shkak të vështirësive financiare të shkaktuara nga “COVID-19”. Si kundërpërgjije, platforma u përqëndrua tek shërbimet e marketimit për kompanitë e mëdha. Këto kompani patën gatishmërine të investonin për trajnimin e punonjësve tëtyre ndërkohë që aktiviteti i punës u ngadalësua për shkak të karantinës. Një tjetër shërbim alternativ që e ndihmoi kompaninë të qëndronte në këmbë ishte ofrimi i platformës online për trajnerë dhe kompani individuale ku ata mund të ngarkonin dhe  zhvillonin  kurset e tyre.

‘Ajo që e dallon biznesin tonë është aftësia për të përtërirë vazhdimisht produktet dhe shërbimet tona. Digjitalizimi po kthehet në një strategji të domosdoshme në kushtet e COVID-19. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të kemi gati proceset e duhura për të reaguar dhe për t’u përshtatur në situata të tilla,’- shton z. Sula.

Ashtu si Z. Sula, edhe pronari dhe Drejtori Ekzekutiv i portalit online të punës duapune.al, Dritan Mezini po përpiqet të mbajë stafin e tij. Ai beson se mbajtja e punonjësve aktualisht kushton më pak se gjetja e punonjësve të rinj më vonë. Për tu përshtatur situatës, ai ka hedhur në treg disa shërbime të reja. Për shembull, portali duapune.al në rrethana të veçanta karantine i ka këshilluar klientët online në lidhje me mënyrën e hartimit të përshrkrimeve te pozicioneve specifike te punës si pasoje e situatës . Kompania ka ofruar mbështetje teknike dhe trajnime për takimet dhe bashkëpunimin në internet, si një nevojë imediate e shkaktuar nga pandemia Gjithahstu, kompania ka shfaqur më shumë përgjegjësi sociale dhe ka ofruar shërbime falas për firmat e kujdesit shëndetësor që kërkojnë personel për shkak të COVID-19.

Në të dy shembujt nga Shqipëria, bizneset  e kanë konsideruar krizën si një moment për të reflektuar dhe vepruar në mënyrë strategjike. Diversifikimi i klientëve dhe shërbimet e reja vlerë-shtuese kanë qenë disa nga strategjitë e integruara të biznesit që këto kompani kanë prezantuar dhe aplikuar më fuqishëm gjatë periudhës së pandemisë, të cilat, nga ana tjetër, kanë kontribuar në reziliencën e tyre ekonomike.

Të tre kompanitë – Unipro, Profesionisti dhe duapune.al – janë partnerët të projekti RisiAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga Helvetas dhe Partners Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Projekti ka mbështetur këto kompani në të shkuarën (2013-2017) për hartimin e strategjive te qëndrueshme për rritje të biznesit. Sot ata mbeten rezilientë përmes përshtatjes dhe transformimit edhe kur mbështetja e Risisë nuk ishte më prezente – tregues ky i nje impakti të qëndrueshëm mbështetjeje

Rruga përpara…

Masat kufizuese janë një përgjigje drastike ndaj pandemisë COVID-19, e cila ccon rrrjedhimisht në një krizë që nuk është vetëm çështje shëndeti dhe as vetëm çështje pasurie. Për të përdorur fabulën e milingonës dhe gjinkallës, dimri vjen çdo vit, dhe ne duhet të jemi gati për motin e ftohtë. Morali i fabulës është se njerëzit duhet të punojnë shumë dhe të planifikojnë për të ardhmen në mënyrë që jo vetëm të mbijetojnë dhe të rimëkëmben, por edhe të bashkëjetojnë, përshtaten dhe të sjellin risi. Kjo gatishmëri do të thotë që ne duhet të ndërtojmë sisteme reziliente, gjë e cila nuk mund të bëhet brenda ditës. Ky është një proces i gjatë që kërkon angazhim në ditë të mira dhe të këqija.

*Versioni i plotë i artikullit është botuar në Helvetas Mosaic.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0