Business Mag Nr. #15 - Dhjetor 2017 » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Business Mag Nr. #15 – Dhjetor 2017

REVISTA / DHJ 29 , 2017
Share

Kliko ketu per te shkarkuar revisten.

Miq, lexues të BusinessMag,

Kemi ardhur në ditët e fundit të vitit 2017 dhe nuk besoj se jam i vetmi që mendon se ky vit ka ikur jashtëzakonisht shpejt! Duket se ritmi i zhvillimit të gjërave dhe mënyrat e të jetuarit po evolojnë me një temp tjetër krahasuar me vite më parë. Dhe çdo vit e vëmë re gjithnjë e më shumë…

Nëpërmjet Business Mag Albania ne i ndjekim çdo ditë ngjarjet dhe njerëzit të cilët kaq vrrullshëm po ndryshojnë jetët tona. Ata që po lënë gjurmën e tyre në këtë rrugëtim duke udhëhequr quhen sipërmarrës. Është pjesë e misionit tonë për të frymëzuar me modele të mira duke ushqyer frymën e sipërmarrjes tek të rinjtë dhe por jo vetëm.

Të jesh sipërmarrës do të thotë së pari të kuptosh se TI mund të marrësh përsipër të bësh ndryshimin pa pritur që këtë ta bëjë dikush tjetër për ty.

Ndaj edhe ne, si staf i Business Mag Albania me punën tonë besojmë se po bëjmë një ndryshim rrënjësor si në mendësi ashtu edhe në proçese të prekshme duke furnizuar më shumë se 350 000 persona, që prej vitit 2015 me Pozitivitet dhe Shpresë.

Pikërisht këtë injektim pozitiviteti dhe shprese duam të sjellim me edicionin e 15-të të revistës në këto ditë të mbylljes së vitit.

Kështu që, kushtojini pak kohë këtij numri. Është kohë që ja dedikon vetes dhe kur, më mirë se tani, mund ti dedikosh pak kohë vetes?

Në vrapin e 2017, ne arritëm që ta nxjerrim online këtë edicion të Business Mag, të cilin duam ta përcjellim tek ty së bashku me urimin për një Vit Të Ri, plot Shëndet dhe Begati!

Shihemi në 2018!

 

Evente