Renditja e më të pasurve në botë, pandemia ndikoi familjen Trump

Renditja e më të pasurve në botë, pandemia ndikoi familjen Trump

familjen Trump

Jeff Bezos, CEO i Amazon, kryeson për të tretin vit në radhë listën e revistës “Forbes” si njeriu më i pasur i Amerikës dhe botës. Bezos ka shijuar fitime marramendëse edhe gjatë periudhës së pandemisë, duke bërë që pasuria e tij këtë vit të arrijë në 179 miliardë dollarë.

“Për të tretin vit në radhë, Jeff Bezos kryeson listën e Forbes. Ai vlen këtë vit 179 miliardë dollarë. Por duhet të dini se pasuria e këtyre njerëzve ndryshon çdo ditë”, u shpreh Kerry Dolan, nga revista “Forbes”.

Sipas renditjes së “Forbes”, së bashku, 400 miliarderët e botës, e kanë rritur pasurinë e tyre këtë vit me 3.2 trilionë dollarë, ndërsa amerikanët vijojnë të shtojnë pasurinë edhe gjatë pandemisë, në këtë ekonomi të shkatërruar e teksa prej muajit shkurt, në SHBA janë mbyllur 11 milionë vende pune.

Lexoni: Apple kërkon dëmshpërblim nga krijuesi i lojës Fortnite

“Pandemia ka edhe interesin e saj. Për disa kompani ka qenë shumë fitimprurëse. Shumë njerëz kanë blerë online. Aksionet e Amazon vetëm janë rritur. Ndërkohë, shumë njerëz kanë përdorur aplikacionin Zoom.

Edhe aksionet e saj janë rritur. Por, në të njëjtën kohë shumë sektorë të tjerë janë tkurrur dhe kanë falimentuar, për shembull, sektori i hotelerisë, nafta dhe gazi. 25 të pasur dolën nga lista e Forbes, ndërsa dhjetëra të tjerë humbën pozicione pas ndikimit të pandemisë në biznesin e tyre”.

Pandemia duket se ka varfëruar muajt e fundit edhe kreun e Shtëpisë së Bardhë. Donald Trump ka zbritur 77 vende në renditje, pasi hotelet dhe bizneset e familjes Trump u prekën nga kriza e pandemisë koronavirus.

“Vlera neto e Donald Trump ka rënë në 2.5 miliardë dollarë. Ka humbur 77 pozicione nga një vit më parë. Ai zotëron shumë pasuri të paluajtshme, por vlera e tyre gjatë pandemisë ra”.

Një nga bizneset që ka shënuar rritjen më të madhe, bashkë me Amazon që pas shpërthimit të pandemisë koronavirus, është aplikacioni Zoom, me vlerë neto 11 miliardë dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0