Renault mund të zhduket. E thotë ministri francez - Business Magazine Albania

Renault mund të zhduket. E thotë ministri francez

Kompania e prodhimit të automobilave me qendër në Lozanë do të prezantojë me 29 Maj planin e saj strategjik, ku pritet të ketë shkurtime prej 2 miliardë euro dhe madje mbyllje ose riformatim të disa fabrikave.

Aleanca Renault- Nissan po përgatitet të shkurtojë 20,000 vende pune në të gjithë botën.

Ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire foli për vështirësi serioze financiare dhe duke shtuar se duhet të merren “urgjentisht” veprime, përndryshe Renault “mund të zhduket”. Qeveria francize është aksionaksionere me 15% ne konsorcium.

Lexo: E-Class i ri: Elegante si gjithmonë. Dinamike si kurrë më parë

Të Premten e ardhshme 29 maj grupi është thirrur të paraqesë planin e tij strategjik të vlefshëm deri në vitin 2022. Plani mund të përfshijë mbylljen e tre fabrikave të mesme në Francë. Por Le Maire tha sot se nuk do të nënshkruajë kontrolle bosh dhe nëse Renault dëshiron të marrë ndihmë nga shteti do të duhet të angazhohet për të mbrojtur biznesin në Francë.

Sipas Canard Enchainé, Renault planifikon të mbyllë katër pika prodhimi në Francë, Flins, Dieppe, Choisy-le-Roi dhe Fonderies de Bretagne, si pjesë e planit të ndërprerjeve që vjen në fund të majit. Siç u tha, sipas burimeve të tjera, Flins nuk do të mbyllet, por do të konvertohet. Fabrika aktualisht ka 2.600 të punësuar dhe monton automjete elektrike të vogla si Zoe dhe Nissan Micra.

Il Sole 24 Ore

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0