Reformimi i sistemit tatimor. Kërkesa e Dhomës Amerikane të Tregtisë për Qeverinë

Reformimi i sistemit tatimor. Kërkesa e Dhomës Amerikane të Tregtisë për Qeverinë


Gjatë konsultimit të Paketës Fiskale 2020 me autoritetet, Dhoma Amerikane ka ngritur disa  shqetësime të biznesit, të cilat kërkojnë një reformim të sistemit tatimor, për ndarjen e drejtë dhe proporcionale të barrës fiskale, si dhe uljen e disa normave tatimore.

  • Diferencimi i tatimpaguesve mbi bazë industrie, nivel fitimi, nivel investimi apo në raste të veçanta.

Propozimet për tatim-fitimin 5% për industrinë automotive, avantazhe tatimore për sponsorizuesit e sportistëve, por vetëm nëse tatimpaguesi që sponsorizon ka një fitim të tatueshëm më të lartë se 100 milionë lekë, lejimi i  mbartjes së humbjeve nga 3 vjet në 5 vjet, vetëm për projektet me vlerë investimi mbi 1 miliard Lekë. Të gjitha këto bashkë tregojnë diferencim të tatimpaguesve, ndonjëherë edhe në favor të tatimpaguesve më të mëdhenj kundrejt atyre më të vegjël, të cilët në mënyrë të pashmangshme prekin trajtimin e barabartë të tatimpaguesve.

  • Hartimi dhe zbatimi i një legjislacioni të ri në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin, me synim reformimin tërësisht të sistemit

Prej pesë vitesh AmCham kërkon me insistim hartimin e një legjislacioni të ri për tatimin mbi të ardhurat, qoftë individuale apo të kompanive. Ndërhyrjet e herëpashershme në ligj kanë krijuar diferencime ndërmjet tatimpaguesve bazuar në xhiron e deklaruar prej tyre duke bërë që çdo tatimpagues të bëjë çdo gjë që është e mundur, ligjore ose jo, për të shmangur deklarimin e një xhiroje më të lartë (përfshirë këtu hapjen dhe mbylljen e Nipteve për të njejtin aktivitet). Rasti është më i ndjeshëm për tatimpaguesit që janë pranë kufirit të xhiros prej 14 milionë Lekë në vit, ku barra tatimore rritet menjëherë nga 5% tatim fitimi në 15%. AmCham kërkon me ngulm që ky ligj fiskal të mbështetet mbi filozofinë kush fiton (jo qarkullon) më shumë paguan më shumë, klasifikimi i biznesit (si i madh edhe i vogël) të bëhet në bazë të fitimit.

  • Ulja e tatimit mbi dividentin dhe tatimit mbi të ardhurat personale

AmCham i kërkon qeverisë të marrë në konsideratë edhe premtime e bëra në programin e saj ekonomik, ku parashikohet:

  • Tatimi mbi të ardhurat personale për fashën e lartë të të ardhurave nga paga të ulet në 18%.
  • Tatimi mbi dividendin të reduktohet në 6%
  • Futja e skemave të reja të tatimit, si ajo mbi fitimet kapitale në mënyrë te përshpejtuar.

Lexo: Certifikohen 13 mjeshtra zejtarë

Dispozita e re në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” për tatimin e fitimeve kapitale nga shitja e kuotave/aksioneve (neni i ri 27/1) një skemë kjo që nuk aplikohet në asnjë nga vendet e BE apo vendet e rajonit, ka shkaktuar problematika sidomos për sa i takon investitorëve të huaj, duke patur një ndikim negativ në zhvillimin e tyre. Kjo skemë eksperimentale, vendos tatim mbi një person që nuk realizon të ardhura dhe mbi të gjitha shmang mbrojtjen nga taksimi që ofrojnë marrëveshjet tatimore në fuqi. Kjo sjell anomali kushtetuese, pasi sipas Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare prevalojnë mbi ligjin e brendshëm. Pra, skema e re jo vetëm që hedh në kosh të gjitha angazhimet që ka marrë qeveria shqiptare në marrëveshjet tatimore por cënon sigurinë juridike të aksionerit/ortakut i cili ka bërë një investim duke patur parasysh edhe mbrojtjen nga marrëveshja tatimore si dhe besimin e investitorëve të huaj në mjedisin shqiptar.

Dhoma Amerikane e Tregtisë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0