Reagon Ministria e Energjise ndaj akuzave te PD-se - Business Magazine Albania

Reagon Ministria e Energjise ndaj akuzave te PD-se


Ministria e Energjise dhe Industrise ka reaguar per akuzat e Partise Demokratike.

“Hedhim poshte me neveri tentativat e opozites per te keqinformuar opinionin publik mbi gjendjen ne te cilen ndodhet sistemi energjitik dhe bllofin e tyre se çmimi i energjise elektrike mund te ndikoje negativisht ne te ardhmen ne xhepat e qytetareve dhe familjeve shqiptare”, deklaron Ministria.

“Qytetaret shqiptare nuk duhet te bien pre’ e propagandes se atyre qe per tete vite nuk bene asnje investim dhe shkaterruan sistemin energjitik”, vijon deklarata.

“Gjendja financiare e sistemit ka qene e veshtire, vazhdon te mbetet e veshtire dhe reforma ne energji mbetet nje nga çeshtjet kritike qe qeveria po adreson dhe do ta adresoje ashtu siç duhet. Ne keto muaj qeverisjeje, kemi arritur te arketojme 45 milione dollare me shume nga sektori i shperndarjes. Kemi nderhyre duke ulur me mbi 7% humbjet krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, çka tregon qartesisht progresin e ketyre muajve. Informojme opinionin publik se studimi per politikat e çmimit te energjise eshte duke u bere nga Enti Rregullator i Energjise, i cili po analizon treguesit duke kerkuar te dhena nga Ministria e Energjise dhe Industrise dhe kompanite perberese te sistemit energjitik”, thuhet ne deklaraten e Ministrise se Energjetikes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0