RCC: Hapen nominimet për “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor” - Business Magazine Albania

RCC: Hapen nominimet për “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor”

Gratë Sipërmarrëse

RCC lançon “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, në Ballkanin Perëndimor” në vazhdën e Agjendës për Fuqizimin Ekonomik të Grave

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka hapur procesin e nominimit për “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor” ka filluar!

RCC e nisi këtë iniciativë vitin e kaluar në kuadër të Planit të Veprimit 2021-2024  të Tregut të Përbashkët Rajonal  dhe Agjendës për Fuqizimin Ekonomik të Grave, me qëllim promovimin e grave që kanë nisur e po zhvillojnë bizneset e tyre, duke kontribuar kështu edhe në krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe një tregu të qëndrueshëm,  për gratë dhe burrat e rajonit tonë.

NOMINO

“Nuk ka qenë e lehtë përzgjedhja e vetëm gjashtë nga shumë prej grave të nominuara gjatë vitit që shkoi, megjithatë Blerina, Aida, Valentina, Dragana, Pakize dhe Arta, janë tashmë vajzat që e meritojnë dhe e justifikojnë marrjen e titullit  “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor”. Jam e sigurt se edhe ky vit nuk do të jetë ndryshe. Gratë sipërmarrëse janë kontribuese jetike për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Puna e tyre e palodhur, idetë e reja dhe angazhimi i palëkundur i tyre, ndihmojnë me të vërtetë ekonomitë tona të rriten dhe shoqëritë tona të lulëzojnë. Nëpërmjet kësaj nisme, synimi ynë është t’u japim një nxitje më shumë, përmes promovimit, këtyre grave që nuk përulen, që janë kaq të guximshme duke treguar forcë e karakter në përballjen ndaj stereotipeve, duke bërë kështu ndryshimin e madh. Jam e sigurt se të gjithë ju njihni të paktën një prej këtyre grave. Mund të jetë nëna juaj, motra, shoqja, partnerja ose një e njohur që është një sipërmarrëse dhe që meriton të njihet për gjithçka që ka bërë. Pra, nxitoni! Nominoni të preferuarën tuaj dhe muajin tjetër ndoshta ajo që ju do të propozoni, do të bëhet një nga “Gratë Sipërmarrëse të Vitit të Ballkanit Perëndimor”. Paçi fat!”- tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

(Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2021, në Ballkanin Perëndimor)

Eshtë shumë i rëndësishëm promovimi i më pak se 22% të sipërmarrësve të Ballkanit Perëndimor, që janë vajza e gra. Fuqizimi ekonomik i tyre është thelbësor për ndërtimin e një rruge të sigurtë, për krijimin e mundësive dhe rritjen ekonomike, pasi numri i grave në tregun e punës është thellësisht i ndërthurur me zhvillimin e rajonit.

RCC fton individët, përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private, organizatat dhe të gjithë të interesuarit që të nominojnë gruan e tyre sipërmarrëse të vitit në një (ose më shumë) nga 6 kategoritë e mëposhtme: Green Woman Entrepreneur; Creative Woman Entrepreneur; Travel and Hospitality Woman Entrepreneur; Roma Woman Entrepreneur; Start-up Woman Entrepreneur; Young Woman Entrepreneur.

Procesi i nominimit do të jetë i hapur deri më 28 shkurt 2023. Gratë sipërmarrëse të kualifikuara duhet të kenë regjistruar biznesin e tyre përpara shkurtit 2022.

Më shumë informacion mbi kërkesat e kandidatëve, jurinë dhe informacione të përgjithshme mbi procesin e përzgjedhjes dhe çfarë përfitojnë gratë e përzgjedhura  gjenden në  https://www.rcc.int/pages/165/western-balkans-women-entrepreneurs-of-the-year-2022 .

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0