Raporti, kredia për bizneset bie me 13%


Bankat po kreditojnë gjithnjë e më pak sektorin privat për shkak të kërkesës së ulët nga bizneset. Kreditimi i biznesit mbeti i dobët edhe gjatë nëntorit 2015. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për nëntorin sistemi bankar dha rreth 17 miliardë lekë kredi për biznesin, vlerë kjo më e ulët krahasuar me tetorin, kur kredia e re kishte qenë rreth 21.6 miliardë lekë. Edhe nëntori tregoi se kredia e re për sipërmarrjet është e destinuar që për vitin 2015 të bëjë hapa mbrapa krahasuar me vitin 2014.

Për periudhën janar-nëntor 2015, totali i kredisë së re për bizneset ishte 174 miliardë lekë, në rënie me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo situatë pasqyron qartë vështirësitë e sistemit bankar për të rritur kreditimin, në kushtet e një kërkese të dobët nga sektori privat. Sipërmarrja vijon të ngelet e pasigurt, si pasojë e dobësisë së kërkesës konsumatore dhe nevojës për të rialokuar kapitalet drejt sektorëve të tjerë, pasi ndërtimi dhe disa prej degëve të shërbimeve duket se e kanë shteruar ciklin e tyre të rritjes.

TKURRJA E KREDISË

Kreditimi është goditur nga tkurrja e ndjeshme në sektorët që mbajnë peshën 60%. Sektori me peshë të rëndësishme në kreditim, që këtë vit po regjistron rritje, është industria përpunuese, ku kredia e re është zgjeruar me 5.4%. Me gjithë rritjen e kredisë për bujqësinë dhe për disa degë të tjera të shërbimeve, është e qartë. Kredia për biznese është tkurrur që pas muajit maj, e ndikuar si nga një kërkesë e ulët për kredi bankare, ashtu edhe nga kushte të shtrënguara kreditimi.

Performanca nën potencial e ekonomisë, pasiguria e shtuar për të ardhmen së bashku me shtimin e likuiditetit të injektuar nga qeveria në ekonomi, kanë përcaktuar një kërkesë të dobët për kredi nga bizneset. Tkurrja e portofolit në muajt korrikgusht, ka reflektuar tkurrjen e portofolit për likuiditete, ndërkohë që ajo për investime shfaq rritje të moderuar. Standardet e kreditimit kanë vijuar të shtrënguara dhe kryesisht janë shprehur në uljen e maturitetit të portofolit dhe shtimin e marzhit të rrezikut për segmente të caktuara.

Ekonomia po vuan vështirësinë për ristrukturim, nga sektorët ku është mbështetur tradicionalisht drejt aktiviteteve që kanë më shumë potenciale të rritjes për të ardhmen. As ulja e ndjeshme e interesave të kredive që janë sot në nivelet më të ulëta historike nuk po mjafton për të rritur kredinë. Sistemi bankar po përballet me një gjendje mbilikuiditeti, e cila po shkarkohet kryesisht në uljen e interesave të depozitave.

/Balkanweb/

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale