Raporti i Forrester për përdorimin e smartphone-ëve deri në vitin 2022


Dy të tretat (66%) e popullsisë së botës, ose më shumë se 5.5 miliardë njerëz, pritet të përdorin pajisjet mobile deri në vitin 2022, sipas një parashikimi të ri global.

Firma kërkimore Forrester gjithashtu tha se pret që numri i abonentëve të smartphone-ëve globalisht të arrijë në 3.8 miliardë në pesë vitet në vazhdim, duke kaluar mbi 50% deri në vitin 2017.

Bazuar në një studim të më shumë se 9.000 konsumatorëve, të kombinuar me analiza të tjera dhe të dhëna historike që shkojnë deri në vitin 2009, Forrester vuri në dukje se abonentët e smartphone-ëve nga shtete të Azisë dhe Amerikës Latine do të vazhdojnë të jenë tregjet më të mëdha në rritje gjatë pesë viteve të ardhshme.

Lexo: Raporti për shpejtësinë e internetit në smartphone në të gjithë botën për 2017

Globalisht, Android pritet të kapë pothuajse tre të katërtat (73%) e tregut të smartphone-ëve këtë vit, duke arritur në 1.8 miliardë përdorues, ndjekur nga Apple (21%) dhe Windows (4%).

Smartphone-ët me ekran të madh po kontribuojnë në rënien e përdoruesve të tabletëve, shtoi raporti i Forrester duke pritur që vlera e përgjithshme e tabletëve të bjerë nga 615 milionë në vitin 2016 në 579 milionë në 2022.

Inkurajuese për prodhuesit e tabelave është fakti se Forrester parashikoi që tabletët në pronësi të bizneseve do të rriten me një normë mesatare prej 6.9% në 2022.

Lexo: Tableti që do të zëvendësojë letrën

Raporti i Forrester ofroi të dhëna për rritjen e shpejtë të celularit në mbarë botën, por gjithashtu sugjeroi që tregu i telefonave “të vjetër” nuk duhet injoruar.
Megjithëse numri i abonentëve të telefonëve të vjetër pritet të zvogëlohet në 433 milionë në vitin 2022, krahasuar me 3.8 miliardë abonentë të smartphone-ëve, më shumë se 1 miliardë abonentë ende parashikojnë të përdorin këto telefona në vitin 2017 dhe 845 milionë në vitin 2018.

“Nokia lançoi telefonin ikonë 3310 për të kapur këtë treg në Shkurt të vitit 2016, duke synuar tregjet në zhvillim si India,” vuri në dukje raporti. “Ne presim që deri në vitin 2020, rreth 433 milionë abonentë do të vazhdojnë të përdorin telefonat e vjetër si telefon primar.”

Lexo: Nokia 3310 rikthehet me baterinë që zgjat 1 muaj dhe me Snake

Burimi: warc.com

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale