Rama: Vaksinimi nis në mesin e janarit

Çmimi i naftës

Në Shqipëri vaksinimi ndaj Covid-19 do të fillojë në mesin e muajit Janar, nëse i referohemi deklaratës së kryeministrit Edi Rama në konferencën për shtyp të së martës. Rama u shpreh besimplotë që në mes të janarit, do të vaksinohen të parët mjekët e infermierët dhe më pas do vijohet me grupet e tjera sic janë mësuesit, policët dhe të moshuarit.

“Dua t’ju bëj me dije se kompanitë, duke nisur nga Pfizer, bëjnë marrëveshje të cilat sidoqoftë janë të lidhura me shtetet, pra nuk ka një marrëveshje tani, e cila bëhet drejtpërdrejt me kompaninë e në mënyrë bilaterale ti blen sipas asaj që ofron. Por marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit, kur them shtetet, kam parasysh BE në këta rast si një entitet i tërë.

Nga ana tjetër në SHBA, ku është baza më e madhe prodhuese ka një ndalesë me një akt të presidentit që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA. E gjithë ky ngërç i takon vetëm fazës së parë se prodhimi do rritet në muajt në vijim.

Megjithatë ne jemi të bindur që do fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojmë ose të kalojë ky ngërç”, tha ai. Kryeministri sqaroi se procesi do të nisë nga janari. “Do nisim brenda janarit e unë kam tendencë të besoj që në mes të janarit ne do jemi në gjendje të nisim vaksinimin duke bërë të njëjtën gjë si të gjithë me mjekët e infermierët e duke u shtrirë me mësuesit, punonjësit e policisë e ata që janë më të moshuarit.

Jemi në diskutime edhe me Astra Zeneca edhe me Moderna dhe besoj që shumë shpejt do finalizojmë edhe marrëveshjen me Pfizer që lidhet me kapacitetet që janë në shtete të ndryshme. Kjo është arsyeja pse kjo mbetet në këtë fazë një punë intensive diplomatike dhe komunikimi nga të katër anët, nuk ka ekzistuar që nga dita e parë mundësia për të bërë kontrata direkte të palidhura me strategjinë e përgjithshme.

Ata që kanë akses kanë hyrë në kornizën e strategjisë. Ne jemi shumë pranë finalizimit të një marrëveshje të shkruar për të cilën kemi nisur të punojmë që nga takimi në Nju Jork me shefin e madh të kompanisë dhe ekipi ynë me përfaqësuesit e Pfizer çon dhe merr draftet përkatëse. Ne punojmë politikisht e diplomatikisht për të siguruar harmonizmin mes gatishmërisë së Pfizer për të dhënë dozat dhe gatishmërisë së një vendi për të hapur rruge se ndryshe nuk funksionon”.

Rama tha se edhe për vaksinën tjetër Astra Zeneca po vijojnë kontaktet. “Sot kemi kontaktin e dytë për Astra Zenecan ku jemi të përfshirë disa prej nesh dhe disa prej tyre, ndërkohë jemi në kontakt me Modernan jo aq sa me Pfizer, në këtë rast si të gjithë ne, nuk kemi paragjykime do t’i marrim nga të mundemi dhe pastaj do të shohim me tej sesa kaq me vaksinat e tjera por për momentin jemi të fokusuar këtu…”

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale