Rama: Këtë të hënë nis vaksinimi kundër Covid-19 - Business Magazine Albania

Rama: Këtë të hënë nis vaksinimi kundër Covid-19

Kryeministri Edi Rama njoftoi se këtë të hënë në Shqipëri nis vaksinimi i personave të parë me vaksinën kundër Covid-19. “Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Fushata me moton “Shqipëria buzëqesh” nis pra këtë të hënë në stadiumin “Air Albania”. Vaksinat e para do do t’u bëhen mjekëve, pastaj do të vazhdohet me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç. Zyrtarisht autoritetet shqiptare të shëndetësisë kanë sqaruar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina anti-COVID të Pfizer/BioNTech. Gjithashtu ato kanë theksuar se vijojnë edhe bisedimet me kompani të tjera si AstraZeneca apo Moderna për sigurimin e vaksinave të tjera.

Më datë 1 janar kryeministri Edi Rama njoftoi se “10.750 dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer do të mbërrinin në fillim të javës së tretë të janarit, ndërsa 30.250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt”. Rama tha gjithashtu se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria ishte e mirëpërgatitur për ta ngritur në kohë infrastrukturën e vaksinimit për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka hartuar strategjinë, programin dhe planin e kalendarizuar të procesit. Ai tha se “vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme, por padyshim vaksina është e këshillueshme për të gjithë në këtë luftë të madhe, të gjatë dhe të stërmundueshme, për familjet, shoqërinë, shtetin”.

“Bazuar dhe në praktikën e përgjithshme ndërkombëtare vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, pastaj mësuesit, efektivët e policisë në terren dhe në moshat madhore mbi 75 vjeç. Në vijim do të vazhdohet me grafikun e përgatitur në ulje drejt moshave më të reja”, tha Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0