Qeveria të marrë masa të tjera lehtësuese. Biseda e Bordit Drejtues të Dhomës Amerikane me ambasadoren amerkane Yuri Kim

Qeveria të marrë masa të tjera lehtësuese. Biseda e Bordit Drejtues të Dhomës Amerikane me ambasadoren amerkane Yuri Kim


Bordi drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtues të bizneseve anëtare, zhvilluan më 29 prill një video takim me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ku u diskutua gjerësisht mbi sfidat e Covid 19.

Lexo: Arrihet kuadri ligjor për funksionimin e shërbimeve të pagesave në Republikën e Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka luajtur në identifikimin e problemeve dhe rekomandimet e bëra ndaj qeverisë, me zgjidhjet që ofrojnë impakt lehtësues për bizneset. Gjithashtu, Ambasadorja vlerësoi donacionet dhe angazhimin e kompanive anëtare të AmCham për t’i ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar në këto kohë të vështira.

Gjatë takimit, Ambasadorja Kim dhe përfaqësuesit e Dhomës Amerikane shkëmbyen mendime të drejpërdrejta mbi sfidat që bizneseve ju është dashur të kapërcejnë dhe ato me të cilat po përballen. Takimi ka shërbyer gjithashtu si një platformë për të diskutuar edhe mundësitë e përshtatshme për rihapjen e ekonomisë, pa cënuar prioritetin e sigurisë shëndetësore.

Bordi i AmCham dhe drejtuesit e kompanive anëtare, shprehën shqetësimin mbi situatën aktuale ekonomike dhe theksuan, se nga ana e qeverisë duhet të ndërmerren masa të tjera lehtësuese, për të frenuar efektet e padëshirueshme tek bizneset dhe industritë përkatëse. Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përcaktimi i korridoreve me zona të sigurta ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve.

Rritja e shkëmbimeve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është një nga prioritetet kryesore të ambasadores Kim dhe Dhomës Amerikane. Mbështetja e ambasadës për komunitetin e biznesit, do te ndihmojë AmCham dhe anëtarët e saj të mbështesin zbatimin e hapave të mëtejshëm të rëndësishëm, që duhet të ndërmerren për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0