Qeveria rrit 15% pagat e pedagogëve - Business Magazine Albania

Qeveria rrit 15% pagat e pedagogëve

pedagogëve

Pas protestës së studentëve edhe pedagogët u reshtuan përballë qeverisë me kërkesën për rritje page. Së fundi ka mbërritur vendimi i qeverisë për një rritjen deri me 15% të pages së stafit akademik, i cili do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe nga universitetet.

Por, pedagogët e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke theksuar se kërkojnë më shumë dhe qeveria duhet të ulet në bisedime. Ata kërkojnë rritje me 50% të pages për dy vitet e ardhshme, duke theksuar se do të bojkotojnë mësimin nëse nuk kanë përgjigjen e pritur deri me 10 Tetor.

Më parë studentët mblodhën mbi 6000 firma, duke nënshkruar një peticion online dhe iu drejtuan kryeministrisë, duke kërkuar përfshirjen në paketën antikrizë, me një kërkesë konkrete prej 100 euro në muaj.

Lexo: Peticion: Studentët kërkojnë mbështetje financiare

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0