Qeveria prish me VKM kontratat e shitblerjes së energjisë me investitorët e HEC-eve në Shqipëri - Business Magazine Albania

Qeveria prish me VKM kontratat e shitblerjes së energjisë me investitorët e HEC-eve në Shqipëri


Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) e konsideron të papreçedentë prishjen e kontratave me KESH sh.a. dhe zëvendësimin e tyre me një kontratë të re për shitjen e energjisë së prodhuar nga HEC-et e vegjël tek OSHEE-ja, të hartuar në mënyrë të njëanshme nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) mbas një VKM-je të marrë nga Qeveria shqiptare.

Kjo VKM i detyron investitorët vendas e të huaj në fushën e energjisë së rinovueshme që të prishin kontratat e lidhura me KESH sh.a duke rrezikuar të drejtat e njohura nga kontratat e tyre konçesionare, mbi të cilën kanë kryer edhe investimet prej miliona eurosh. Por edhe më rëndë është se me këtë model kontrate, Qeveria hap rrugën që në vijim t’u kërkoj investitorëve shqiptarë e të huaj të nënshkruajnë një marrëveshje të re në të cilën të reflektohen ndryshime të tjera që nuk janë akoma në fuqi në momentin në të cilin po nënshkruhet kontrata me OSHEE-në.

Ndryshime të cilat janë aktualisht në proçes draftimi dhe deri më tani nuk kanë pasqyruar interesat e grupit të interesit të cilat preken direkt nga ky draft-ligj. Më specifikisht, Qeveria sipas draftit të ri të ligjit për burimet e rinovueshme, tenton të ofrojë të njëjtat skema mbështetëse, në formën e kontratave për diferencë (CfD), që janë dizajnuar për prodhuesit e pavarur të energjisë elektrike dhe furnizuesit e energjisë së rinovueshme, duke zëvendësuar marrëveshjen aktuale për blerje të energjisë, dhe kërkuar sipas modelit të tregut bërjen Palë Përgjegjëse Balancuese (PPB).

Pra në thelb projekti me sipër, ndjekur me aprovimin e kontratës së hyrë në fuqi në mënyre të njëanshme nga Qeveria, që kërkohet të justifikohet me anë të vendosjes së detyrimit të shërbimit publik, imponon që investitorët të pranojnë një skemë te paqëndrueshme aktualisht dhe që do të modifikohet dhe qartësohet shume shpejte në vijim me ndërhyrje të tjera rrënjësore.

Për sa me sipër, kjo ndërhyrje e konsideruar si një shkelje e papreçedentë është refuzuar nga Shoqata AREA në emër te investitorëve shqiptare dhe të huaj në prodhimin e energjisë së rinovueshme. Shoqata AREA e konsideron këtë kontratë një anashkalim të hapur te ligjit 138/2013 mbi energjitë e rinovueshme, me ndërhyje te ekzekutivit duke shkelur kontratat konçesionare dhe parashikimet e kontratave të shitblerjes dhe hapur një proçes pasigurish ligjore që është kundër çdo parimi të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së pronës private.

Kështu Qeveria, me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave 244/2013) në të kundërt me sa kërkohet nga neni 14 i Ligjit 138/2013 ka “urdhëruar” ERE-n për ta miratuar këtë kontratë ku blerësi i energjisë së prodhuar në të kundërt me sa përcaktohet nga ligji, nuk do të jetë më KESH sh.a por OSHEE-ja. Një kontratë pra e cila cenon pozitën fillestare të kryerjes së investimeve dhe në shkelje ligjore është miratuar nga ERE, në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë konsensus nga ana e investitorëve.

Investitorët kanë hyrë në garën konçesionare duke marre përsipër garantimin e prodhimit të energjisë duke ja dorëzuar atë KESH-it, dhe jo për ta tregtuar atë në mënyre të drejtpërdrejtë në treg. Në fakt, investitorët, sipas kontratave ekzistuese, dhe ligjit të BRE-ve kanë rolin e prodhuesit të energjisë, për ta hedhur atë në sistem, me blerje të garantuar nga KESH sh.a për plotësimin e nevojave të popullsisë me energji elektrike.

Kontrata e miratuar nga ERE në mënyrë të njëanshme ua heqin atyre këto të drejta dhe u imponojnë rolin e tregtarëve të energjisë. Pra kjo kontratë e re me OSHEE-n i bën ata jo vetëm që të pranojnë trajtimin në kushte të reja të investimeve të tyre, por edhe nënshtrimin ndaj një modeli tregu të aprovuar së fundi me një VKM, ku prodhuesit nuk trajtohen më si të tillë por direkt si tregtarë.

Nënshkrimi i kontratës se re, para aprovimit të një ligji të ri për energjinë e rinovueshme, përmbajtja finale e të cilit nuk dihet se cila do të jetë, hap rrugën për pranimin e kushteve të cilat nuk ishin pjesë e plan-biznese në nisje të këtyre investimeve. Kontratat që në fakt mund të ndryshohen vetëm nëse ka konsensus midis palëve, pasi të drejtat që ato ofrojnë humbën nëse zëvendësohen me parashikime të tjera nga rishikimi i tyre.

Shoqata AREA në emër të prodhuesve të energjisë ka refuzuar në të gjitha instancat firmosjen e kësaj kontrate të imponuar nga ERE me VKM, si një shkelje që po sjell një situatë absurde në këtë sektor. Duke nisur nga muaji korrik as KESH (dhe as OSHEE-ja pa nënshkruar kontratën e re) nuk pranojnë të faturojnë energjinë e prodhuar, duke shkelur kështu hapur kuadrin normativ, megjithëse energjia e prodhuar nga HEC-et e vegjël është shitur tek konsumatori final nga OSHEE.

Nën këtë presion për të pranuar disa “eksperimente” të Ministrisë së Energjetikes, nën “maskën” e sugjerimeve të ekspertëve të huaj për të liberalizuar tregun, po del në pah qartësisht se i vetmi objektiv që kërkohet nga Ministria është ikja e detyrimeve kontraktuale që ajo ka me investitorët shqiptarë e të huaj në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme.

Nga kjo “lojë” që po bëhet me investimet e kryera prej qindra miliona eurosh, tashmë të vëna në rrezik nga Qeveria, konsumatori final nuk përfiton asgjë, pra asnjë ulje të çmimit të energjisë apo rritje të cilësisë së shërbimit. Në të kundërt ndryshimet në vazhdimësi dhe të pa menduara mirë po behën një kosto shtese për te gjithë sistemin elektroenergjik dhe do të reflektohen pikërisht mbi konsumatorin familjar.

Për më shumë, AREA konsideron, se mos respektimi i kontratave konçensionare do jetë një kosto shtese edhe në përgjithësi për gjithë ekonominë shqiptare, pasi investitorët e huaj dhe shqiptarë në vend që të fokusohen në zhvillimin e investimeve te tyre, janë të detyruar t’ju drejtohen rrugëve ligjore për zgjidhjen e situatës absurde të krijuar, që u shkel atyre të drejtat e garantuara me ligj. Për këtë AREA sjell në vëmendje se investimet e HEC-eve të vegjël vlerësohen në rreth 350 milionë euro.

 

Burimi: areasso.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0