Qeveria miraton paketën e dytë të anti-krizës. Më shumë fonde për AKSHI-n - Business Magazine Albania

Qeveria miraton paketën e dytë të anti-krizës. Më shumë fonde për AKSHI-n

Pasi mblodhi më shumë para seç kishte parashikuar në 6 muajt e parë të vitit, qeveria ka rishikuar Buxhetin për vitin 2022 duke rritur pritshmëritë për të ardhurat me 30 miliardë lekë. 

Por, ekzekutivi ka zgjedhur një qasje ndryshe për rishpërndarjen e tyre. Vetëm një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për të kompensuar qytetarët për çmimet e larta, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për të ulur deficitin ose borxhin publik.

Qeveria pritet të shpenzojë vetëm 13 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër e parave të mbledhura do të ulë deficitin në 83.8 miliardë lekë.

Sa i përket paketës së anti-krizës, qeveria do të vazhdojë t’u japë pensionistëve dhe familjet në ndihmë ekonomike pagesën edhe për tre muaj të 3 mijë lekëve, në një total prej 5.5 mld lekësh. Pjesën më të madhe në mbështetjen buxhetore e zë edhe kompensimi për çmimin e energjisë elektrike me gati 20 mld lekë, por kjo faturë mund të rritet edhe më tej.

Ndërkohë, 1.67 miliardë lekë do të përdoren për kompensimin e ndërtuesve që kanë kontrata publike për çmimet e rritura të materialeve të ndërtimit. Ata do të marrin nga 5 – 30% kompensim për lëndët e para.

Qeveria parashikon të presë shpenzimet edhe për disa Ministri, ku më e prekura është ajo e Shëndetësisë, të cilës tani kur pandemia është zbehur, i hiqen 2 miliardë lekë nga fondi. Ministrisë së Financave gjithashtu i ulen fondet, ndërsa qeveria parashikon një përmirësim të ndjeshëm të skemës së sigurimeve shoqërore për shkak të rritjes së pagës minimale.

Ministrisë së Mbrojtjes gjithashtu i ulen 0.9 miliardë lekë si dhe Institutit të Statistikave me 0.78 mld lekë.

Ndërkohë, më shumë fonde do përqendrohen tek Ministria e Infrastrukturës dhe AKSHI. Lekët do të shkojnë për projektet rrugore, për investimin në kanalizime si dhe një pjesë e mirë për përmirësimin e shërbimit qeveritar e-albania. Gjithashtu administratës pritet t’i shtohen 362 punonjës, ku pjesa më e madhe e tyre nevojitet në ministrinë e infrastrukturës dhe AKSHI.

Duket se sulmi i fundit kibernetik ka bërë që qeveria të fusë në vëmendje shërbimet online dhe rritjen e nivelit te tyre mbrojtës, pas sulmit të fundit të hakerave iraniane me mbështetje nga Rusia, duke shtuar fondet, por edhe stafin e AKSH-it në mënyrë të ndjeshme.

Edhe Ministrisë së Arsimit do t’i rriten fondet me 1.2 mld lekë, që do zbatohen programet e parashkollorit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0