Qeveria do të kompensojë ndërtuesit e punëve publike për lëndën e parë - Business Magazine Albania

Qeveria do të kompensojë ndërtuesit e punëve publike për lëndën e parë

Qeveria do të kompensojë deri në 30% të faturave të për materialet e ndërtimit për kontratat e punëve publike.Akti normativ ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave në mbledhjen e tij të fundit dhe parashikon mbështetje shtesë nga buxheti i shtetit për kompanitë që po ndërtojnë projektet infrastrukturore rrugore si dhe ato të procesit të rindërtimit.

Formula e llogaritjes së subvencionimit të materialeve bazë që përdoren në ndërtim do të bëhet bazuar në çmimet e parashikuara në kontratën e nënshkruar me zbatuesin e projekteve dhe çmimet aktuale me të cilat po i blejnë këto produkte.

“Është një akt që ka kaluar në mbledhjen e kaluar të KM parashikon një kompensim për rritjen e çmimeve për disa produkte të caktuara deri në nivelin 30%. Më konkretisht, autoritetet kontraktore do të marrin në analizë faturat e shtuara për kategoritë e shtuara të hekurit, bitumit, tubave plastike që kanë pësuar një rritje çmimesh në tregjet ndërkombëtare për shkak të luftës. Do të analizojmë çmimet e paraqitura në preventive nga kontraktorët dhe faturat duke njohur maksimalisht 30% rritje të çmimeve të këtyre produkteve.

Këtë masë mbështetëse, për të cilën nuk ka një ende një shifër zyrtare se sa do të jetë fondi që do të vihet në dispozicion të këtyre kompanive që zbatojnë tenderat për investimet publike, qeveria e argumenton me shtrenjtimin e çmimit të materialeve të ndërtimit veçanërisht pas luftës në Ukrainë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0