Qentë zbulojnë udhëtarët me koronavirus, Finlanda nis eksperimentin në aeroport - Business Magazine Albania

Qentë zbulojnë udhëtarët me koronavirus, Finlanda nis eksperimentin në aeroport

Një rrjet klinikash veterinere në Finlandë do të financojnë projektin për stërvitjen e 16 qenve, të aftë për të identifikuar udhëtarët pozitivë me koronavirus, të cilët mbërrijnë në aeroportin e Helsinki. Kafshët do të nisin të operojnë pas 2-3 javësh për një periudhë prove dhe ‘’nëse projekti do të rezultojë i suksesshëm, atëherë do të rritet numri i qenve që do të stërviten’’, tha për Washington Post, Virpi Perala, përfaqësues i njërës prej klinikave.

Qentë nuhasin djersën dhe kjo i lejon të kuptojnë nëse pasagjeri që udhëton me avion është pozitiv me Covid-19 apo jo. Finlanda nuk është vendi i vetëm që përpiqet të përdorë  erën e qenve për të parandaluar përhapjen e virusit, pasi në Dubai kjo gjë po eksperimentohet që nga muaji gusht. Sipas rezultateve të para, qentë kanë zbuluar personat me koronavirus në 94.5% të rasteve.

LEXO: I riu që humbi 7 familjarë nga COVID-19, i pari që teston vaksinën e Oxford

Sipas teorisë prapa këtij testi – për vërtetimin e së cilës, megjithatë, do të jënë të nevojshme studime më të zgjeruara – kur një person sëmuret nga një virus ai ndryshon erën e tij dhe “shoku më i mirë i njeriut” është në gjendje ta perceptojë këtë ndryshim. Edhe në Finlandë, qentë do të nuhasin mostra djerse pa rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me udhëtarët.

Përdorimi i qenve ka një avantazh: lejon teste më pak invazive për njerëzit. Pacientët që pranojnë t’i nënshtrohen kontrollit fërkojnë shtupën në qafë për të marrë pikat e djersës në vend që t’i nënshtrohen kontrollit klasik të nazofaringealit. “Qentë janë më të mirë në zbulimin e infeksioneve të Coronavirusit sesa tamponët dhe testet serologjike”, tha Anna Hielm – Bjorkman, një studiuese në Universitetin e Helsinkit, e cila më pas shtoi se kafshët janë në gjendje të gjejnë virusin edhe në individë ende asimptomatikë.

TGCOM

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0