Punësimi sezonal, paga deri në 250 mijë lekë në bregdet - Business Magazine Albania

Punësimi sezonal, paga deri në 250 mijë lekë në bregdet

Nga Shkëmbi i Kavajës, në Vlorë, Qeparo, Dhërmi e deri në Ksamil nga bizneset po ofrohen punë për pozicione të ndryshme në sektorin e shërbimit me paga që arrijnë deri në 250 mijë lekë në muaj, sipas një sërë njoftimesh të publikuar online nga Agjencia e Punësimit Interest Motivation Power (IPM).Epiqendra e ofertës me rrogat më të larta për punësimin sezonal është Dhërmiu. Nga bizneset po kërkohen punëtore për pozicione të ndryshme me paga nga 120 mijë lekë deri në 250 mijë lekë në muaj. Pozicioni më i paguar është për kuzhinierin e përgjithshëm dhe për kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi është shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.

Oferta zgjerohet edhe më tej nga bizneset në Vlorë, Qeparo, Sarandë deri te Shkëmbi i Kavajës. Në Qeparo, një nga pagat më të larta është për picier, ku ofrohen 1,800 deri në 2,000 euro në muaj, ndërsa baristët përfitojnë deri në 150,000 lekë në muaj.

Në Vlorë, pagat për picierë arrijnë deri në 200,000 lekë në muaj, ndërsa në Sarandë, kuzhinierët përfitojnë deri në 200,000 lekë në muaj.

Në Ksamil dhe zona të tjera bregdetare si Himarë, Qerret apo Shkëmbi i Kavajës, pozicionet për kamarierë, sanitare dhe menaxherë hotelesh kanë gjithashtu pagesa që variojnë nga 60,000 deri në 200,000 lekë në muaj.

Për të gjitha pozicionet e punës përveç pagës ofrohet akomodim dhe ushqim.

Përfaqësues të Agjencisë së Punësimit IMP, prezentë prej disa vitesh në treg pohuan se pagat e ofruara këtë sezon turistik për punësime sezonale janë më të larta krahasuar me vjet.

Rritja e pagave sipas tyre është ndikuar nga oferta e larta për punësime sezonale krahasuar me kërkesën që është më e kufizuar.

“Ka interesim jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga persona në moshë më të madhe deri në 58 vjeç. Aplikimet janë të hapura dhe punësimi mund të ndodhë brenda 2 ditëve,” theksojnë nga agjencia IPM.

Edhe Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, më herët tha për Monitor se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante në bregdet ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%.

Sipas tij pagat në jug për pozicione pune si kamarier, banakier apo profesionist për përgatitje koktejesh variojnë nga 120 mijë deri 200 mijë lekë në muaj.

Jahja tha se kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë.

Po ashtu pagat e ofruara nga bizneset e zonave bregdetare janë më të larta se referencat e publikuara nga administrata tatimore.

Sipas listës së publikuar nga Tatimet paga minimale për kamerierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj. Për pozicionin e kuzhinierit/kryekuzhinierit paga referencë është 140 mijë lekë. Për menaxher restorante paga referencë është 100 mijë lekë dhe menaxher hoteli 110 mijë lekë.

Lexo edhe: Kapitali nga Kosova ‘pushton’ Shqipërinë, rritje rekord e bizneseve në 2024-ën

Megjithëse rritjen e pagave, sektori i bareve dhe restoranteve vijon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Shumë prej bizneseve po shohin si zgjidhje punësimet e huaja, me punonjës nga Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani, edhe pse shumë prej tyre e shohin Shqipërinë si vend tranzit kalimit drejt vendeve të BE-së.

Në 2 -3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021 numri i tyre u rrit 14%.

Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit.

Pagat e ofruara nga biznesi për punësime sezonale në bregdet

Dhërmi

-Kuzhinier për sushi: 200,000 – 220,000 lekë/muaj

-Picier: 150,000 – 200,000 lekë/muaj

-Shef salle: 120,000 – 150,000 lekë/muaj

-Kuzhinier: 150,000 – 250,000 lekë/muaj

Ksamil

Kamarier: 80,000 – 120,000 lekë/muaj

Vlorë

Picier: 200,000 lekë/muaj

Qeparo

Barist: 120,000 – 150,000 lekë/muaj

Picier: 1,800 – 2,000 euro/muaj

Sarandë

Kuzhinier: 200,000 lekë/muaj

Himarë

Sanitare: 80,000 – 100,000 lekë/muaj

Qerret

Kamarier bari: 60,000 – 70,000 lekë/muaj

Shkëmbi i Kavajës

Menaxher hoteli: 150,000 – 200,000 lekë/muaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos u përpiq të jesh lider. Përpiqu të jesh i vlefshëm.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0