Punësimi në Shqipëri, ja cilët janë sektorët me rënie dhe ato me rritje


Produktiviteti i punës ka pësuar rënie nga viti 2010-2015, por sektori i industrisë dhe ai i ndërtimit kanë kontribuar me rënien më të madhe. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në një vlerësim për produktivitetin e punës në 10 vitet e fundit, shihet se sektorët prodhues në vend nuk kanë performuar mirë. Në vitin 2006, kontributi i industrisë përpunuese në totalin e punësimit ishte 24.5%, ndërsa në vitin 2015 ra në 19.1%.

Lexoni: Kompania kineze “Hilong”, një ndihmesë për punësimin në Shqipëri

Në të njëjtin trend vijoi edhe industria e nxjerrëse, efekti i cilës në punësim total ra me 5.3% ndërmjet 2006-2015. Gjithashtu sektori i ndërtimit pas flluskës së vitit 2008 pati një kontribut në ulje të punësimit në vend. Nga 9.9% që kontribuonte në totalin e të punësuarve në vitin 2006, në fund të 2015 kontributi i këtij sektori ra në 7.3%.

Por me zhvillimet e fundit, ku investimet në sektorin e banesave dhe hotelerisë janë rizgjuar kontributi në punësim ka ardhur me rritje këtë vit. Evidencat tregojnë se periudha 2010-2015 shoqërohet me rënie të produktivitetit ne total, ardhur kryesisht nga mungesa e strukturimit brenda sektorëve. Ulja e produktivitetit është ndjerë veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe industrisë përpunuese, dy sektorë të cilët gëzonin rritjen më të lartë të produktivitetit gjatë 2006-2010.

Pas vitit 2010 shohim se sektori i shërbimeve dhe tregtia kanë një potencial më të lartë për t’u rritur. Kjo periudhë është shoqëruar me tkurrje të numrit të të punësuarve, si dhe zhvendosjes së tyre drejt sektorëve më pak produktivë, që ka ndikuar në normën negative të rritjes së produktivitetit.

Ndërsa periudha 2006-2009 është shoqëruar me rritje të produktivitetit të punës në total, duke pasqyruar rritjen e produktivitetit në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në këtë periudhë janë pikërisht sektori i ndërtimit dhe i industrisë (nxjerrëse dhe përpunuese) që kanë kontribuar pozitivisht.

Lexoni: Cili është çelësi i suksesit të punësimit të të rinjve në Zvicër?

burimi: Monitor

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale