Kosovo 2.0 ka një pozitë të re të praktikës për një ilustrues/e kreativ/e dhe ambicioz/e që kërkon përvojë pune.

Pozita e praktikës paguhet. Praktikanti/ja i/e ri/re do të punojë për 6 muaj me gjysmë orari në zyret e Kosovo 2.0 në Prishtinë si anëtar/e i/e çmuar e ekipit të K2.0.

Praktikant/e Vizual/e

Orari: Gjysmë orari

Lokacioni: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: E Diel, 14 korrik, 2019

Data e fillimit të punës: E Hënë, 22 korrik

Përgjegjësitë:

  • Ilustrimi i imazheve për blogje, pikëpamje, reportazhe, ngjarje dhe detyra tjera që i cakton Redaktorja Menaxhuese.
  • Bashkëpunimi i afërt me ekipin multimedial për prodhim dhe bashkëveprimi me redaktorët, autorët dhe dizajnerët;
  • Kryerja e hulumtimeve relevante dhe prodhimi i ideve;
  • Përgatitja e drafteve të përafërta dhe finale sipas kërkesave dhe përgatitja e skicave të përafërta për miratim;
  • Garantimi i arritjes së standardeve të kualitetit për ilustrimet e shtypura;
  • Prodhimi i ideve, modeleve dhe stileve të reja me ekipin e dizajnit;
  • Mësimi dhe përdorimi i programeve kompjuterike dhe teknikave të reja të dizajnit;

 

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Përvoja e dëshmuar si Ilustrues/e, Dizajner/e Grafik/e apo një rol i ngjashëm;
  • Portfolio e dëshmuar me ilustrime të kryera;
  • Përvojë praktike me programe kompjuterike të dizajnit;
  • Njohuri të gjerë me redaktim të imazheve dhe përdorim të programeve kompjuterike për skica digjitale, si Photoshop, Indesign dhe Adobe Illustrator;
  • Aftësi të vizatimit me vëmendje për hollësi (me dorë dhe me stilolaps digjital);
  • Aftësi të forta estetike dhe konceptuale;
  • Aftësi për të bashkëpunuar me efikasitet dhe brenda afateve të caktuara kohore.

Për të aplikuar ju lutem klikoni butonin “Apliko” më poshtë, deri të dielën, më 14 Korrik, 2019, duke përfshirë:

– CV-në dhe

– Portfolion e ilustrimeve

>>APLIKO<<

Share