Frakton është duke kërkuar të rinjë entuziast dhe me pasion për Android dhe/apo Flutter. Të interesuarit duhet të ndihen rehat në botën e aplikacioneve mobile dhe duhet të kuptojnë gjërat bazike rreth tyre.

  • Të interesuarit duhet të jenë të gatshëm të mësojnë gjëra të reja dhe të ndajnë aftësitë e tyre me kolegët e tjerë. Nëse keni projekte të realizuara në Android, ju automatikisht fitoni pikë shtesë.
  • Aplikoni në [email protected], duke shkruar në subjekt pozitën që po aplikoni dhe duke dërguar një CV bashkë me email, apo duke shkruar një tekst të mirë në email se pse ju duhet të përzgjidheni dhe pse jeni të interesuar për praktikë.

Pastaj, stafi i Frakton do t’ju dërgoj një detyrë të lehtë, dhe nëse dërgoni përgjigje të mirë do të ftoheni për një takim në zyrë.

Vetëm më të mirët do të kontaktohen. Mësoni më shumë rreth kompanisë në: https://frakton.com

Share