Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) është një organizatë jo-fitimprurëse në Prishtinë që promovon avancimin e rolit të mikrofinancës në Kosovë. AMIK kërkon të rekrutojë një Praktikant/e.

Shpallja vlen për të gjithë studentët në vitin e tretë të studimeve apo që i kanë mbaruar studimet në drejtimet: 1) Ekonomi, 2) Menaxhment dhe 3) Financa.

Puna praktike zgjatë 3 deri në 6 muaj, varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/es.

Kërkesat:

  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar për mikrofinancën,
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, njohuri të mira të punës me kompjuter
  • Aftësi të mira për analiza kuantitative.

Detyrat dhe Angazhimet:

Detyrat dhe angazhimet e punës janë të ndihmojë Zyrtarin e Administratës dhe Financës dhe Drejtorin e AMIK me:

  • Mbledhjen dhe analizën e të dhënave për sektorin e mikrofinancës në Kosovë, Europë dhe prezantimin e tyre në formën e raporteve për AMIK
  • Përgatitjen dhe përditësimin e të dhënave për website-in e AMIK
  • Komunkimin dhe koordinimin me anëtarë për pyetësorët dhe të dhënat sipas projekteve të veçanta të AMIK
  • Ndihmë tjetër të kërkuar për temat dhe menaxhimin e AMIK

Ju lutem dërgoni CV-në me letrën motivuese deri me 15 Gusht 2019, në email adresën [email protected], me subjekt “Për Praktikant në AMIK”.

Share