Publikohet raporti i DASH: Shqipëria një treg i vështirë për biznes

Publikohet raporti i DASH: Shqipëria një treg i vështirë për biznes


Deklaratat e Klimës së Investimeve të Departamentit të Shtetit të SHBA sjell disa informata specifike për klimën e biznesit në më shumë se 170 vende të përgatitura nga zyrtarët ekonomikë të vendosur në ambasada dhe poste në mbarë botën. Ata kanë analizuar një varg ekonomish që janë apo mund të jenë tregje të mundshme për bizneset e SHBA të të gjitha madhësive.

DASH në pjesën për Shqipërinë, thotë se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme që vazhdojnë në Shqipëri.

Ndërsa gjyqtarë dhe prokurorë të shumtë janë shkarkuar nga një komision verifikimi për pasuri të pashpjeguara ose për lidhje me krimin e organizuar, investitorët e huaj e perceptojnë si problem klimën e investimeve dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.

Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme për faktin që rregullatorët përdorin ligje dhe rregullore që janë të vështira për t’u interpretuar ose jo konsistente si mjete për të larguar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën, thuhet në raport.

Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit, vijon raporti, ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit; pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet e rregulloreve dhe ligjeve. Investitorët e mëdhenj të huaj njoftojnë për presione për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politika specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.

Raportet për korrupsion në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme, thuhet në raportin e DASH. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme. Deri në fund të vitit 2018, qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P.

Të drejtat e pronës, vijon raporti i DASH, mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi është vështirë marrja e titullit të qartë të pronësisë. Ka pasur raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u arritur dhe jo i mjaftueshëm. Agjencia e ngarkuar me prishjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.

Treguesi i Transparency International për Perceptimin e Korrupsionit në 2018 e renditi Shqipërinë në vendin e 99 mes 180 vendeve, një rënie prej tetë pikë nga viti 2017. Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që Shqipëria është përmirësuar me dy vende, duke e çuar në 63, në sondazhin e Bankës Botërore “Doing Business” për vitin 2019, ajo vazhdoi të jetë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, dhënies së lejeve të ndërtimit dhe sigurimit të energjisë elektrike.

Sistemi ligjor shqiptar nuk duket se bën diskriminim ndaj investitorëve të huaj, thuhet në raport.

Në raport thuhet se vendi mori statusin e kandidatit të Bashkimit Europian (BE) në qershor 2014 dhe që atëherë ka kërkuar të hapë negociatat e pranimit. BE-ja e ka inkurajuar Shqipërinë që të vazhdojë përparimin në reformat lidhur me pesë përparësitë kryesore: reformën e administratës publike, reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që i përkasin pakicave si dhe të drejtat e pronës.

Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0