Publikimet e fëmijëve, Youtube, u nënshtrohet kufizimeve » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 07/01/2020

Publikimet e fëmijëve, Youtube, u nënshtrohet kufizimeve

Share
nga Admin
Jan 07, 2020
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Shumë mund të keni parë e dëgjuar për Ryan Kaji, 8 vjeçari, i cili me anën e Youtube arriti të kapte shifrën e 26 milionë dollarëve, falë videove të tij, ku bëntë review dhe unboxing të lodrave të ndryshme. Kjo famë i mundësoi atij dhe një marrëveshje me Nickelodeon dhe Hulu, duke e bërë historinë e tij, një nga më të suksesshmet.

Gjithçka dukej sikur po shkonte mirë, deri në momentin kur Youtube u gjobit nga FTC (U.S Federal Trade Commision) me 170 milionë dollarë. Dëmi monetar nuk përbën as 1% të fitimeve vjetore të kompanisë. Ajo çfarë dëmtoi seriozisht atë, ishte marrëveshja përfundimtare me FTC, ku kompanisë Youtube i kërkohet të ndalojë mbledhjen e informacionit në videot drejtuar fëmijëve.

Këtyre videove, do t’u mungojnë opsione të caktuara, si mundësia për të komentuar ose për t’u çuar njoftime ndjekësve të kanalit. Kjo do të përkthehet në shikueshmëri më të ulët e njëkohësisht fitime më të ulëta për krijuesit e këtyre videove.

Pikërisht sot, 7.01.2020, Youtube ka lajmëruar zyrtarisht çdo përdorues të tij për ndryshimet e bëra në rregullore dhe u kërkon atyre të specifikojnë saktësisht llojin e përmbajtjes në videot e tyre. Videot drejtuar fëmijëve do konsiderohen si video të ndjekura nga një audiencë që prapë u përket fëmijëve, duke hequr kështu shërbime të tilla si stories, live chat, komente dhe alarme njoftimesh.

Në fund të vitit të kaluar, Forbes raportoi se 8-vjeçari Ryan Kaji siguroi në një vit 26 milionë dollarë nga videot e tij në YouTube. Ai filloi duke bërë review dhe unboxing lodrat, sipas raportit. Ai madje ka lidhur një marrëveshje me Nickelodeon dhe Hulu.

Lexo:  YouTube burim të ardhurash edhe për fëmijët. 8 vjeçari rekord me 26 milionë dollarë fitime

Nuk dihet çdo të ndodhë më tej dhe nëse kjo është një ngjarje, nga e cila Youtube do ketë mundësinë të kursejë disa para më shumë apo do të përballet me përdorues të zhgënjyer që kanë humbur besimin e tyre në këtë kompani e rrjedhimisht në përdorimin e shërbimeve të saj. Por, ky ishte një ndryshim rrënjësor dhe nuk pritet të kalojë lehtësisht e pa pasoja.

Ergys Kosovrasti